Politika 16 November 2025, 11:49 Nga VNA

Bardhi akuzon Presidentin Begaj: 47 ditë që po mban peng betimin e gjyqtarit Vokshi, veprim antikushtetues dhe në shërbim të Ramës

Ndaje në Whatsapp

Bardhi akuzon Presidentin Begaj: 47 ditë që po mban peng betimin e

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka akuzuar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, se prej 47 ditësh po pengon procedurën e betimit të gjyqtarit kushtetues të zgjedhur, Asim Vokshi, duke futur në ngërç vetë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Bardhit, ndërhyrja e presidentit është tërësisht antikushtetuese, cënon pavarësinë dhe integritetin e Gjykatës dhe shkel ligjet e vendit.

“Ky mosveprim është në kundërshtim flagrant me nenin 129 të Kushtetutës dhe nenin 8 të Ligjit nr. 8577/2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”. Asnjë President përpara tij nuk ka guxuar të sillet në këtë mënyrë me Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, thotë Bardhi.

Bardhi shton se prej ditës së parë në detyrë, Begaj po vepron në favor të interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste, duke u shndërruar në një mburojë për të penguar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të Kushtetutës dhe ligjit.

Ai bën thirrje që Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese të reagojnë menjëherë ndaj asaj që e quan “përdhosje e autoritetit të dy gjykatave më të larta në vend”. Bardhi akuzon presidentin si një figurë “tërësisht e papërgjegjshme”, që po vepron në interes të Ramës dhe aferave të tij korruptive.

“Prej ditës së parë në detyrë, Bajram Begaj i ka shërbyer vetëm interesave politike të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste. Këta të fundit u shndërruan së fundmi në mburojë politike për të mos lejuar shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të shkeljeve të rënda të Kushtetutës dhe ligjit nga Bajram Begaj në ushtrimin e detyrës së Presidentit të Republikës”, shkruan nënkryetari i PD.

Sipas Bardhit, mosveprimi i Begajt po pengon fillimin e detyrës së gjyqtarit Vokshi dhe krijon një precedent të rrezikshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Ai thekson se kjo sjellje pa shpjegime publike tregon se presidenti ka humbur rolin e tij si garant i Kushtetutës dhe thekson nevojën urgjente për reagim nga institucionet më të larta të drejtësisë në vend.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme