Politika 20 November 2025, 16:48 Nga VNA

Balluku pas vendimit të Gjykatës shkon te Rama: katër orë pritje në kryeministri, heshtje nga kreu i qeverisë

Ndaje në Whatsapp
Balluku pas vendimit të Gjykatës shkon te Rama: katër orë

Sapo mori vendimin e gjykatës për pezullim nga detyra dhe heqjen e pasaportës, Belinda Balluku u paraqit menjëherë në zyrën e Edi Ramës në kryeministri. Në momentin që Balluku u shfaq në shkallët e kryeministrisë, ora shënonte 12:24 dhe që prej asaj kohe, ajo vazhdon të qëndrojë aty, megjithëse janë bërë më shumë se katër orë pritje.

Spekulimet janë të shumta. Ndërkohë, kryeministri nuk ka dhënë asnjë qëndrim mbi masën e marrë nga Gjykata e Posaçme që ka urdhëruar shkarkimin e zv.kryeministres. Në vend të një reagimi për pezullimin e saj, Rama publikoi në rrjetet sociale një fotografi festive për Ditën e Alfabetit. Me gjasë diçka e programuar nga stafi i tij. Disa orë më parë, në hyrjen e kryeministrisë është shfaqur Ulsi Manja, kreu i Komisionit të Ligjeve, lëvizje që mesa duket ka lidhje me situatën e zonjës Balluku. Kjo një ditë më parë në parlament mbajti një qëndrim krejt ndryshe nga paraardhësi i saj i akuzuar nga drejtësia si dhe të tjerë ish-ministra që kane sulmuar drejtësinë duke deklaruar se nuk do të jetë kurrë në pozicione luftarake me prokurorë dhe gjykatës por donte të presë verdiktin e drejtësisë.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme