Politika 1 August 2025, 19:42 Nga VNA

Me grim, buzëqeshje dhe fadroma/ Balluku paralajmëron: Zaptimi i territorit përfundoi, tani vjen show i shembjes

Ndaje në Whatsapp
Me grim, buzëqeshje dhe fadroma/ Balluku paralajmëron: Zaptimi i

E kuruar, me grim dhe me buzëqeshje, Belinda Balluku doli në deklaratë për aksionin e lirimit të hapësirave publike, duke thënë se tani është radha e fadromave të IKMT-së të hyjnë në aksion.

Siç kishte paralajmëruar edhe kryeministri Rama, dje ishte afati i fundit për largimin vullnetar nga hapësirat pranë akseve kombëtare.

Balluku njoftoi se nga tani IKMT-ja, me mbështetjen e Policisë, do të marrë masa konkrete për respektimin e distancave të ligjshme.

Në një gjuhë që nuk lejon keqkuptime, ajo theksoi se nuk bëhet fjalë për një aksion kundër tendave, por për një “reformë të thellë” që përfshin gjithçka: tendat, oborret e pallateve të zaptuara dhe TEC-et e ndërtuara në mënyrë të paligjshme, të cilat sipas saj, ekzistojnë pavarësisht mohimeve “qesharake” dhe mbrojtjes së tyre nga “segmentet e paguara për të goditur të mirën publike”.

Qetësia e Ballukut në të vërtetë është furtunë për qindra mijëra qytetarë të cilëve do t’u prishen bizneset apo shtëpitë. Dhe këtë jo vetëm për shkeljen e ligjit që kanë bërë, por edhe për gjumin e drejtuesve të shtetit, të cilët në vend që t’i parandalonin pa filluar, i lanë të lirë të investonin djersën e tyre.

Është e lehtë për Ballukun dhe shefin e saj të kujtohen kur të duan të lëshojnë urdhra për të treguar forcën e ligjit, por më e drejtë do të ishte që ligjin ta zbatojnë çdo ditë dhe jo çdo vit që sigurojnë një mandat tjetër pushteti.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme