Politika 19 November 2025, 13:21 Nga VNA

Balluku nën hetim nga SPAK, por ndryshe nga Veliaj dhe ish-ministrat e tjerë të Ramës, nuk sulmon drejtësinë

Ndaje në Whatsapp
Balluku nën hetim nga SPAK, por ndryshe nga Veliaj dhe ish-ministrat e
Belinda Balluku

Zv.kryeministrja Belinda Balluku doli sot në Kuvend me një qëndrim krejt të ndryshëm nga ai i disa figurave të tjera të Partisë Socialiste që janë nën hetim nga SPAK. Ndryshe nga Erion Veliaj, si edhe nga ish-ministrat e përfshirë në çështje të ngjashme, Balluku nuk sulmoi SPAK-un, nuk akuzoi prokurorët dhe nuk vuri në dyshim drejtësinë.

Duke komentuar akuzat që SPAK ka ngritur ndaj saj, ajo tha se edhe pse është prekur personalisht, nuk do të flasë kurrë kundër drejtësisë.

“Nuk do të dëgjoni kurrë nga unë akuza apo sharje për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht. Nuk do të merrem me prokurorë e gjyqtarë. Nuk do të komentoj çështje në hetim, derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo,” tha Balluku.

Ajo i akuzoi deputetët e opozitës për standarde të dyfishta në raport me SPAK, duke thënë se ata sulmojnë drejtësinë kur nën hetim është Sali Berisha, por ndryshojnë qëndrim kur hetimet prekin figura të maxhorancës.

“Kur SPAK thërret Saliun dhe ju luani kukafshehti me zarfin, thoni se është ndikim i Ramës. Ndërsa kur çështjet prekin qeverinë, bëni të kundërtën,” u shpreh ajo.

Balluku deklaroi se reforma në drejtësi është produkt i vullnetit të PS-së dhe i kryeministrit Rama, dhe se socialistët e mbështesin atë pavarësisht goditjeve që mund të marrin personalisht.

Ky qëndrim i saj vjen në kontrast të plotë me reagimet publike të Veliajt dhe ish-ministrave të tjerë të PS-së që, në raste hetimesh, kanë vënë në shënjestër SPAK-un, prokurorët dhe vendimmarrjet e drejtësisë.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme