Politika 15 October 2025, 21:16 Nga VNA

Bajram Begaj akuzon Kushtetuesen për destabilizim të rendit kushtetues

Ndaje në Whatsapp

Një dokument zyrtar i Presidentit Bajram Begaj, dërguar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me dekretin për zgjedhjet e 9 nëntorit, ka zbuluar një ton të pazakontë, përtej gjuhës juridike. Në vend të argumenteve të ftohta kushtetuese, materiali i Presidencës tingëllon si një akt qortimi dhe akuze ndaj vetë Gjykatës Kushtetuese — institucioni që sipas Kushtetutës gjykon, mbi të gjithë, për ligjshmërinë e akteve të shtetit.

Në tekst, Presidenca shkon aq larg sa të deklarojë se:

“Gjykatës Kushtetuese i ndalohet kategorikisht nga Kushtetuta të krijojë konflikte, të destabilizojë rendin kushtetues apo të minojë ushtrimin e ligjshëm të kompetencave nga organet e tjera kushtetuese.”

Bajram Begaj akuzon Kushtetuesen për destabilizim të rendit kushtetues

 

Më tej, thuhet se Gjykata “ka ngritur kurthe ndaj Presidentit” dhe “ka vepruar në mënyrë flagrante, me motive të pashpjegueshme që nuk pranohen nga logjika”.

Bajram Begaj akuzon Kushtetuesen për destabilizim të rendit kushtetues


Një gjuhë e tillë, që në çdo sistem demokratik do të konsiderohej presion mbi një gjykatë, dëshmon për një përshkallëzim institucional të paprecedent.

Në vend që të kufizohet në kufijtë e mbrojtjes ligjore të dekretit, Presidenti duket se po akuzon Gjykatën për shkelje të Kushtetutës, duke e vendosur veten në pozicionin e një arbitri mbi arbitrin — diçka që vetë rendi kushtetues shqiptar nuk e njeh.

Juristë dhe analistë e kanë lexuar këtë si një përpjekje të hapur për të delegjitimuar Kushtetuesen përpara vendimit të 30 tetorit, në çështjen që do të përcaktojë fatin e dekretit të tij për zgjedhjet në Tiranë.

Në thelb, ky nuk është më një debat për nenet 62 apo 115 të Kushtetutës, por një përballje e rrezikshme mes institucioneve që duhet të jenë garancia e shtetit ligjor.
Kur Presidenti i Republikës i jep vetes rolin e gjykatës së gjykatësve, demokracia nuk është më nën mbrojtje — është nën kërcënim.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme