Politika 6 November 2025, 18:10 Nga VNA

Avokati i Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Popullit viziton Erion Veliajn në paraburgimin e Durrësit

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca dhe dy komisionerët Ahmet Prenci dhe Besnik Deda vizituan në ambientetet e paraburgimit në Durrës, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili po mbahet në nën arrest që prej 10 shkurtit 2025.

Avokati i Popullit ka çelur një hetim pas ankesës së Veliajt për trajtim jodinjitoz në paraburgim, për këtë arsye është marrë kontakt me të në qelitë e burgut. Veliaj akuzohet nga SPAK për 13 akuza penale, më e rënda ajo e korrupsionit, ndërsa nën akuzë janë edhe bashkëshortja dhe 28 të pandehur të tjerë. Tri ditë më parë, gjykata Kushtetuese pranoi kërkesën e Veliajt, duke konsideruar të paligjshëm shkarkimin dhe duke e rikthyer në detyrën e kryebashkiakut.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme