Politika 12 December 2025, 22:19 Nga VNA

Avokati i Popullit/ Ish i përndjekuri Besim Ndregjoni: U zhgënjeva me PD

Ndaje në Whatsapp
Avokati i Popullit/ Ish i përndjekuri Besim Ndregjoni: U zhgënjeva me

Besim Ndregjoni, përfaqësues i të përndjekurve politikë dhe ish-kandidat për Avokatin e Popullit, i ftuar në studion e “ÇdoKënd” nga Merita Haklaj, në A2CNN, shprehu zhgënjimin e tij me Partinë Demokratike pas zgjedhjes në këtë post të Endri Shabanit.

“Ishim ne të përndjekurit politikë çdo natë pranë shtëpisë së Sali Berishës, duke mbrojtur kauzën. Ishim ne, miqtë më të ngushtë të Amerikës, që nuk e pranuam kurrë “non gratën” që i caktoi Amerika Sali Berishës dhe e quanim padrejtësi që i bëhet opozitës shqiptare. Sot ndodhem përballë dy problemeve kryesore. Përballë doktor Berishës, që kam punuar me të dhe përballë shtresës time, e cila ka 24 orë që më kërkon llogari. Përse nuk të mbrojti Partia Demokratike ty si kandidaturë e vetme, por me një diskutim në Parlament të thatë dhe aspak bindës, tha, kemi dy kandidatura. Dje i duhej treguar Partisë Socialiste se kandidatura është Besim Ndregjoni dhe ne nuk lejojmë të vazhdojë punimet Parlamenti pa u zgjidhur ky problem. Atë nuk e bënë, e bënë shoë politik dhe më turpshmja ishte se grupi parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë të papërgjegjshme, në mënyrë aspak njerëzore, aspak politike, aspak morale, i jep mbështetje kryetarit të Partisë Komuniste, të së majtës ekstreme, një soroisti, i cili jo më larg se pesë muaj më parë, në zgjedhjet e 11 majit, akuzonte lidershipin e Partisë Demokratike se nuk duhet të jetë në politikë”, tha Ndregjoni.

“Dhe më e turpshmja është se të gjithë po fshihen se nuk e kanë dhënë firmën. Më e turpshmja është që Kryesia e Partisë Demokratike, duke përjashtuar doktor Berishën, e kanë marrë Endri Shabanin, e kanë futur në grup parlamentar, ia kanë dhënë firmat, e kanë uruar. Ky është turp, turp kombëtar”, shtoi Ndregjoni.

Kur u pyet se si iu duk ky argumenti që përdorën se i dhanë firmat në periudhën kur së bashku me Endri Shabanin dhe partitë e tjera po mbështesnin Florian Binajn për kandidaturën e tij për kryebashkiak të Tiranës dhe në këtë klimë u dhanë edhe votat për Endri Shabanin, Ndregjoni u përgjigj: “Kjo s'është bindëse. Ky është një justifikim, por një justifikim i marrë. Florian Binaj nuk ishte kandidat i Partisë Demokratike. Ishte kandidat i pavarur. Sa tha publikisht se nuk do bëjë fushatë me Partinë Demokratike, me lidershipin Berisha”. (A2 Televizion)

 

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme