Politika 5 October 2025, 14:45 Nga VNA

Avokati Gylsen Zhllima njofton kandidaturën për kryebashkiak të Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Avokati Gylsen Zhllima njofton kandidaturën për kryebashkiak të

Avokati i njohur Gylsen Zhllima ka bërë të ditur kandidaturën e tij për postin e kryebashkiakut të Tiranës në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor. Ai e bëri këtë njoftim përmes një postimi në rrjetet sociale, duke prezantuar edhe sloganin e tij “Tirana, vizioni ynë”, me të cilin do të kërkojë besimin e qytetarëve të kryeqytetit.

Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës do të zhvillohen në të njëjtën ditë në gjashtë bashkitë e vendit. Për Tiranën, deri tani janë zyrtarizuar tre kandidatura: Ogerta Manastirliu nga Partia Socialiste, Arlind Qori nga Lëvizja Bashkë dhe aktori Florjan Binaj, i cili kandidon si i pavarur dhe synon të marrë mbështetjen e qytetarëve nga të dy kampet politike, majtas dhe djathtas.

Nga opozita nuk ka ende një kandidat të konfirmuar. Një ditë më parë, Sali Berisha deklaroi se do t’u japë dy ditë kohë kandidatëve të pavarur për t’u shprehur dhe më pas do të njoftojnë se cilin prej tyre do të mbështesin. Në listën e emrave që kanë shprehur interes për kandidim nga opozita janë Ermal Hasimja, Florian Haçkaj dhe Agron Haxhimali.

Video

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme