Politika 27 August 2025, 14:30 Nga VNA

Auron Tare denoncoi lavazhet në hyrje të Shpellës së Spilesë. Blendi Gonxhe i përgjigjet me një projekt të kopjuar nga Kina

Ndaje në Whatsapp
Auron Tare denoncoi lavazhet në hyrje të Shpellës së

Dy ditë më parë, studiuesi dhe historiani i njohur Auron Tare ngriti alarmin për një ndërtim të paligjshëm në hyrje të Shpellës së Spilesë në Himarë – një monument kulture i shpallur që në vitin 1963. Sipas Tares, në këtë zonë po ndërtohet një lavazh automjetesh, vetëm pak metra larg një pasurie kulturore të rrallë, të cilën legjendat e vendit e lidhin me mitologjinë homerike.

“Ishte këtu ndodhia e Uliksit ku heroi i Trojës shpëtoi nga Polifemi, duke u kapur pas deleve për të dalë nga shpella,” shkruante Tare në një status në Facebook. Por sot, sipas tij, shpella po keqtrajtohet dhe po abuzohet, me miratimin në heshtje të institucioneve shtetërore.

Pas kësaj denoncimi, Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), e drejtuar nga Blendi Gonxhe, reagoi duke deklaruar se për Shpellën e Spilesë ekziston një projekt restaurimi dhe ndërhyrjeje.

Por këtu situata mori një kthesë qesharake dhe absurde, sipas Tares. Ai zbulon se imazhet e përdorura në këtë “projekt zyrtar” janë kopje të një projekti në një shpellë në Kinë, në provincën Huashan.

“M’u deshën vetëm 10 minuta për të kuptuar se imazhet e paraqitura si projekt për Spilën janë marrë nga shpella kineze Huashan, në Tunxi, Huangshan City, në Kinë,” shkruan Tare, duke publikuar krahasimisht fotot nga deklarata zyrtare e MEKI-t dhe ato të projektit origjinal kinez.

Në statusin e tij ai ironizon:

“A ka lidhje një projekt kinez me Shpellën e Spilesë në Himarë? A ka lidhje interpretimi i legjendës së Polifemit me Budën e Huashanit?” – duke i bërë thirrje ministrisë të ndalë talljen me qytetarët dhe të sillet seriozisht me trashëgiminë kulturore të vendit.

Tare i jep edhe një sugjerim konkret MEKI-t:

Të mbledhë një grup specialistësh të arkeologjisë dhe historisë, të punojnë për një interpretim serioz të kontekstit mitologjik dhe historik të shpellës, bazuar në të dhëna arkeologjike dhe shembuj ndërkombëtarë. Ai përmend modelin francez, si një shembull të admirueshëm të menaxhimit dhe interpretimit të monumenteve në natyrë.

“Nëse nuk keni kapacitet për të gjitha këto, kërkoni ndihmën e UNESCO-s. Ata kanë ekspertë të kalibrit botëror që do ta kishin ëndërr të punonin mbi një projekt homerik si ky,” përfundon Tare.

 

 

 

 

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme