Politika 11 November 2025, 22:02 Nga VNA

Ata që nuk folën për Gazën, sot shpallen aleatë të Izraelit

Ndaje në Whatsapp
Ata që nuk folën për Gazën, sot shpallen aleatë të

Shqipëria është bërë vendi i 64-t që i bashkohet Fondacionit të Aleatëve të Izraelit, njofton Jerusalem Post. Ky fondacion, që mbledh rreth vetes parlamentarë nga vende të ndryshme të botës, synon të krijojë një rrjet global të mbështetjes politike ndaj Izraelit dhe politikave të tij në Lindjen e Mesme, nën moton “diplomaci e bazuar në besim”.

Në Shqipëri, grupi i sapoformuar drejtohet nga Romina Kuko e Partisë Socialiste dhe Gazment Bardhi i Partisë Demokratike — një bashkëkryesim i rrallë ndërpartiak që në teori synon të përfaqësojë miqësinë e vjetër shqiptaro-izraelite dhe solidaritetin historik me popullin hebre.

Por ky bashkim ndodh në një moment ku në Gaza numërohen mijëra viktima civile, e ku heshtja zyrtare e institucioneve shqiptare ndaj kësaj tragjedie është bërë po aq domethënëse sa çdo deklaratë.
Asnjë nga drejtuesit e këtij grupi, as nga mazhoranca e as nga opozita, nuk ka gjetur ende fjalë për të dënuar shkatërrimin masiv, spitalet e bombarduara apo vuajtjen e mijëra fëmijëve palestinezë.

Në emër të “miqësisë historike”, Shqipëria i bashkohet kështu një aleance politike që për shumëkënd përfaqëson më shumë heshtjen përballë dhunës sesa një akt diplomacie.
Një aleancë që, në vend të reflektimit moral, zgjedh të flasë gjuhën e interesit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme