Politika 12 December 2025, 18:47 Nga VNA

Ata ishin 5…anëtarë të GJK që dëgjuan këshillat e juristit Edi Rama

Ndaje në Whatsapp

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi më 12 dhjetor pezullimin e zbatimit të dy vendimeve të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO), që kishin caktuar dhe vijuar masën ndaluese “pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ata ishin 5…anëtarë të GJK që dëgjuan


Vendimi u mor nga Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në bazë të nenit 45 të ligjit organik, dhe u shoqërua me një ndarje të qartë votash, që pasqyroi qartas përplasje të brendshme mbi raportin mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv.

Me shumicë votash, Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë zbatimin e vendimeve të GJKKO-së, duke vlerësuar se vijimi i masës ndaluese ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres rrezikonte të sillte pasoja që prekin interesa shtetërore dhe funksionimin e pushtetit ekzekutiv.

Ata ishin 5…anëtarë të GJK që dëgjuan

Ata që, mesa duket, dëgjuan këshillat e përditshme të konstitucionalistit Edi Rama ishin 5 gjyqtarë. Më të zellshmit dhe më të kuptueshmit mes trupës me 8 anëtarë që mesa duket, kanë pasur ç’të mësojnë nga eksperienca juridike e shefit të qeverisë. Mes të pestëve shndrin fort ylli i anëtares me mandat të përfunduar Sonila Bejtja, “kalorësja” e gjykatësve kushtetues të opozitës, për të cilën Sali Berisha nisi një fushatë për ta mbrojtur nga sulmet e egra të qeverisë që donin t’i rrëmbenin mandatin. Por që, mesa duket, këtë herë zonja Bejtja i ka gjetur vetë fijet me qeverinë. Siç i kanë gjetur me gjase dhe të tjetët për sa kohë iu desh të shtynin vendimin një javë. Praktikë fort e njohur kjo në Shqipëri.

Për pezullimin e zbatimit të vendimeve të GJKKO-së votuan:
• Sandër Beci
• Sonila Bejtja
• Genti Ibrahimi
• Marjana Semini
• Fiona Papajorgji

Këta pesë gjyqtarë mbështetën argumentin se masa ndaluese, në kushtet konkrete, cënonte funksionalitetin e Këshillit të Ministrave dhe ushtrimin e kompetencave kushtetuese të ekzekutivit.

Në anën tjetër, tre anëtarë të Gjykatës Kushtetuese votuan kundër pezullimit të zbatimit të vendimeve të GJKKO-së, duke mos e ndarë vlerësimin se ishin përmbushur kushtet e nenit 45 të ligjit organik.

Kundër pezullimit votuan:
• Marsida Xhaferllari, kryesuese e Mbledhjes së Gjyqtarëve
• Asim Vokshi
• Ilir Toska

Ata ishin 5…anëtarë të GJK që dëgjuan


Ky qëndrim tregon një interpretim më restriktiv të kompetencës së Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar vendime gjyqësore të formës së prerë, edhe kur ato prekin funksione të larta shtetërore.

Ndarja 5 me 3 e votave dëshmon se çështja Balluku nuk ka prodhuar konsensus në Gjykatën Kushtetuese. Përkundrazi, ajo ka vënë përballë dy qasje: njëra që i jep përparësi funksionimit të pushtetit ekzekutiv dhe shmangies së një vakumi institucional; tjetra që mbron vijimin e efektit të vendimeve të gjykatave penale, pa ndërhyrje paraprake nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi i sotëm ka karakter të përkohshëm dhe nuk ndikon në hetimet penale ndaj Ballukut, ndërsa Gjykata Kushtetuese pritet të shprehet më tej në seancë plenare për interpretimin e nenit 103 të Kushtetutës.

Ata ishin 5…anëtarë të GJK që dëgjuan

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme