Politika 29 January 2026, 13:44 Nga VNA

Asgjë e re nga vizita në Strasburg / Berisha rikthehet me akuzat e zakonshme dhe paralajmëron një protestë tjetër

Ndaje në Whatsapp

Asgjë e re nga vizita në Strasburg / Berisha rikthehet me akuzat e

Asgjë e re nga vizita e kreut të PD, Sali Berisha, në Asamblenë Parlamentare të Komisionit Evropian në Strasburg, i cili në konferencën e sotme për mediat tha se kishte denoncuar aferat e qeverisë, duke i përsëritur edhe në daljen e sotme për mediat.

Berisha tha se ndërkombëtarët u njohën me regjimin autoritar të Ramës, si i vetmi i bazuar në kartelet e drogës, kurse fantazma e kryeministrit për disa ditë u soll në korridoret e Asamblesë së KE-së, ku u denoncuan edhe aferat që, sipas tij, kreu i qeverisë po i mbron tani politikisht.

“Kërcënimin e madh që përbën Rama për vendet e Evropës është duke i bërë të mundur koordinatorit të tij që t’i transmetojë të gjitha të dhënat dhe sekretet e sigurisë armiqve të vendit tonë dhe të vendeve të NATO-s. Mund t’ju them se tre ditë në sallat e tempullit të demokracisë, fantazma e kreut të organizatës kriminale Edi Rama ishte më e përçmuara! Qytetarët do flasin dhe shqiptarët do njohin edhe protestën më të fuqishme që kanë njohur ndonjëherë,” tha ai.

Por kreu i PD është i vetëdijshëm se qeveria rrezohet vetëm me reagim qytetar, dhe për këtë paralajmëroi se opozita po përgatit një protestë të dytë, që sipas tij nuk është parë asnjëherë më parë, pa specifikuar se kur mund të mbahet.

Berisha e cilësoi protestën e 24 janarit si të fuqishme, megjithëse në të vërtetë ishte një “déjà vu” i tubimeve të vitit 2019, ku qytetarët mblidhen, përplasen me policinë dhe në fund gjithçka kthehet në normalitet me Ramën në qeveri.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme