Politika 1 April 2026, 12:43 Nga VNA

As mish as peshk: Braçe merakoset për të drejtat e Veliajt, por shmang komentet për drejtësinë

Ndaje në Whatsapp

As mish as peshk: Braçe merakoset për të drejtat e Veliajt, por

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar lidhur me procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke theksuar se nuk dëshiron të komentojë çështjet që janë në shqyrtim nga drejtësia.

I pyetur nga gazetarët, Braçe u shpreh se politikanët duhet të shmangin komentet mbi vendimet e gjykatave dhe proceset gjyqësore.

“Besoj që të gjithë ne politikanët, proceset gjyqësore dhe vendimet e gjykatave nuk duhet t’i diskutojmë. Kështu që do vazhdoj të bëj të njëjtën gjë që kam bërë deri më tani, që të mos komentoj as prokurorët, as gjyqtarët. Secili ka pozicionin e vet dhe është në të drejtën e vet”, deklaroi ai për mediat.

Megjithatë, Braçe shtoi se mbi të gjitha në çdo proces duhet të garantohet respektimi i të drejtave të njeriut.

Deklarata e tij vjen në një moment kur deputeti socialist është përfolur si një nga emrat që mund të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, në rast se posti i kryebashkiakut mbetet vakant. Në këtë kuptim, qëndrimi i Braçes duket një përpjekje për të ruajtur balancën mes drejtësisë dhe solidaritetit politik – një pozicion që për shumëkënd duket as mish, as peshk.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme