Politika 2 October 2025, 10:47 Nga VNA

Arrestimi i vëllait të deputetit të PS, reagon Loer Kume: Gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij

Ndaje në Whatsapp
Arrestimi i vëllait të deputetit të PS, reagon Loer Kume:

Deputeti socialist Loer Kume ka reaguar pas arrestimit të vëllait të tij, Enea Kume, i cili u arrestua gjatë operacionit të SPAK në Durrës. Lajmi për arrestimin e tij erdhi ndërsa deputeti zhvillonte një intervistë për Ora News.

Loer Kume tha se u vu në dijeni për arrestimin e vëllait të tij mbrëmjen e kaluar. Ai theksoi se për sa kohë nuk ka një vendim fajësie, do ta konsiderojë atë të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të japë një vendim përfundimtar.

“U vura mbrëmë në dijeni, është arrestuar dhe është i dyshuar dhe për sa kohë nuk ka një vendim fajësie do ta konsideroj të pafajshëm deri në momentin që drejtësia të flasë,” deklaroi deputeti.

Ai shtoi gjithashtu: “Të mos flasim para kohe, por gjithkush është përgjegjës për jetën dhe vendimet që merr në jetën e tij.”

Loer Kume u zgjodh deputet i Partisë Socialiste në Qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 11 majit dhe u betua si ligjvënës në Parlament më 18 shtator.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme