Politika 9 December 2025, 18:51 Nga VNA

Arlind Qori sfidon qeverinë nga rruga: Protestë masive të enjten në Kuvend

Ndaje në Whatsapp

Arlind Qori sfidon qeverinë nga rruga: Protestë masive të enjten

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka paralajmëruar organizimin e një proteste të enjten, në orën 18:00, përpara Kuvendit të Shqipërisë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen asaj që e cilëson si një përballje direkte me qeverinë.

Sipas Qorit, qeveria ka shpërfillur interesin e qytetarëve, ndërsa prioritetet janë zhvendosur drejt rritjes së pagave të zyrtarëve të lartë. “Nuk më duket sikur rrogat e gjyqtarëve, ministrave e deputetëve janë përparësia e vendit tonë”, deklaroi ai, duke theksuar se Kuvendi është institucioni ku duhet të përqendrohet reagimi qytetar.

Qori u shpreh se asgjë nuk është e parealizueshme nëse dhjetëra mijëra qytetarë i bashkohen protestës. “Politika është raport forcash dhe ne kërkojmë mbështetjen e qytetarëve që ky raport forcash të drejtpeshohet”, tha ai, duke paralajmëruar se një mobilizim masiv mund të ndryshojë balancat parlamentare.

“Nëse të enjten mblidhen shumë qytetarë, të siguroj që Rama nuk do ta ketë më shumicën parlamentare”, u shpreh Qori.

Thirrja e Lëvizjes Bashkë vjen në një kontekst protestash të shpërndara në frontin opozitar. Partia Demokratike vijon protestat çdo të hënë nën drejtimin e Sali Berishës, ndërsa më herët Adriatik Lapaj zhvilloi një protestë simbolike përpara Kryeministrisë, i vetëm me një karrige, pas shuarjes së protestës së Berishës.

Protesta e së enjtes pritet të tregojë nëse thirrja e Arlind Qorit do të arrijë të kthehet në një forcë reale në rrugë.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme