Politika 2 October 2025, 20:24 Nga VNA

Arlind Qori: Presidenti po merr kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, rrezikohet ngërç para zgjedhjeve

Ndaje në Whatsapp
Arlind Qori: Presidenti po merr kompetencat e Gjykatës Kushtetuese,

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, komentoi zhvillimet e fundit politike pas shkarkimit të Erion Veliajt nga Bashkia e Tiranës dhe dekretit të Presidentit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme më 9 nëntor në gjashtë bashki.

Qori deklaroi se Veliaj ka të drejtë të ankimojë vendimin dhe se askush nuk mund t’ia mohojë këtë të drejtë ligjore. Sipas tij, ndërhyrja e Presidentit në këtë moment krijon një ngërç institucional, duke ndërhyrë në kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.

“Erion Veliaj ka të drejtë ta ankimojë dhe nuk ia ndalon dot askush. Më duket sikur Presidenti ka marrë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese, dhe e gjithë kjo na fut në një qorrsokak,” – u shpreh Qori.

Ai kërkoi që Gjykata Kushtetuese të reagojë urgjentisht për ankesat në pritje, në mënyrë që të mos krijohet një situatë e pasigurt ligjore në prag të procesit zgjedhor.

“Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet një orë e më parë për ankesën e fundit, përndryshe rrezikojmë të hymë në zgjedhje dhe ajo të dalë me vendim në minutën e fundit duke i anuluar,” – theksoi Qori.

Sipas tij, Gjykata duhet të marrë dy vendime urgjente: një për dekretin e Presidentit dhe një për shkarkimin e Veliajt, për t’i dhënë drejtim situatës dhe për të shmangur krizën institucionale.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme