Politika 9 December 2025, 14:18 Nga VNA

Arjan Ndoja kundër tërheqjes së firmave të PD për Avokatin e Popullit: Veprim i pamoralshëm dhe i papranueshëm politikisht

Ndaje në Whatsapp
Arjan Ndoja kundër tërheqjes së firmave të PD për

Deputeti i Partisë Demokratike, Arjan Ndoja, këtë të martë ka kritikuar vendimin e deputetëve të opozitës për t’u tërhequr nga mbështetja për kandidatët për Avokatin e Popullit, duke e cilësuar këtë veprim si të pamoralshëm dhe të papranueshëm politikisht.

Gjatë diskutimeve në Komisionin e Ligjeve, Ndoja theksoi se, pavarësisht debatit moral, nga pikëpamja juridike tërheqja e firmave sjell automatikisht humbjen e mbështetjes për kandidatët.

Sipas tij, hapi i radhës duhet të jetë rihapja e procedurës dhe shpallja e kandidatëve të rinj në përputhje me kuadrin ligjor. Duke iu drejtuar mazhorancës, deputeti ngriti edhe çështjen e vullnetit politik për t’ia lënë opozitës drejtimin e institucionit të Avokatit të Popullit.

“Nga ana morale kjo nuk është as burrërore, as etike. Por juridikisht bie mbështetja kur tërhiqet firma. A keni vullnet politik t’ia lini opozitës këtë post? Nëse po, e rihapim procedurën për të risjellë kandidatët konform rregullave”, tha Ndoja.

Arjan Ndoja ishte një nga deputetët që mbështeste kandidaturën e Jola Hysajt nga opozita. Procedura për propozimin e saj hasi në probleme pasi nga 28 firma rezultuan të ishin vetëm 27. Kjo situatë duket se ka prekur edhe “burrninë” e deputetit të Durrësit, i cili ka propozuar rifillimin e procesit nga e para.

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme