Politika 27 October 2025, 21:20 Nga VNA

Arben Ahmetaj: “Duhani më është kthyer në ushqim. Nuk bëhem dëshmitar i drejtësisë“

Ndaje në Whatsapp
Arben Ahmetaj: “Duhani më është kthyer në ushqim. Nuk

Arben Ahmetaj ka folur nga Zvicra dhe në sinkron me Sali Berishën kanë sulmuar sot Altin Dumanin, i cili gjatë shpjegimeve në parlament përpara deputetëve tha se ish-zv.kryeministri mund të japë informacione për çështje në hetim si i penduar.

Ahmetaj, në një intervistë për Syri TV, tha se “edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim, siç ka rëndon Altin Dumani, disa Dumanë që i ka aty si bashkëpunëtor të drejtësisë. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor pasi nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që kryeprokurori i SPAK i referohet parlamentit të Shqipërisë dhe thotë që ky është i mirëpritur të jetë bashkëpunëtor. Domethënë nuk ka prezumim pafajësie, sepse sigurisht që tani unë jam shembull i 10 standardeve. Kjo është e para dhe më e rëndësishmja. Reforma ka dështuar. Altin Dumani është dështimi i Reformës në Drejtësi. Kush është armik i Ramës, tërhiqet zvarrë.”

“Kam pasur besnikëri dhe dashuri për një njeri që ka pasur një thikë në dorë,” tha Ahmetaj, duke iu referuar kryeministrit Rama. Ndërkohë që vijoi akuzat ndaj Belinda Ballukut, Ahmetaj shtoi se Prokuroria e Posaçme i ka shkatërruar jetën familjare me hetimet e saj. “Duhani më është bërë ushqim,” tha ai në lidhje telefonike, i sigurt se shqiptarët do ta njohin për të pafajshëm.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme