Politika 29 January 2026, 11:41 Nga VNA

Dosja 5D/ Apeli i Posaçëm shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës

Ndaje në Whatsapp
Dosja 5D/ Apeli i Posaçëm shpëton nga burgu 5 ish-zyrtarët

Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi të zbusë masën e dënimit për ish-zyrtarët e Bashkisë së Tiranës, të akuzuar për një nga fraksionet e dosjes 5D.

Për ish-drejtoreshën e “Tirana Parking”, Eglantina Zere, u pezullua dënimi me burgim dhe ish-zyrtarja u vendos në shërbim prove për një afat 1-vjeçar.

Edhe për të pandehurit Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha, si dhe Kristo Zhulati u zbut masa e dënimit dhe nga burg u vendosën në 12 muaj shërbim prove. Më herët, Gjykata e Posaçme i dënoi ish-zyrtarët me burg, pasi i akuzonte se favorizuan në mënyrë të paligjshme një kompani të zotëruar në mënyrë të tërthortë nga ish-kreu i Ujësjellësit, Redi Molla dhe ai i IMT-së, Mariglen Qato, duke e ushqyer atë me tendera publikë.

Ish-drejtorja e përgjithshme e institucionit “Tirana Parking”, Eglantina Zere, dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, janë cilësuar fajtorë dhe dënuar për akuzën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

Për aferën 5D po gjykohen edhe disa ish-zyrtarë të tjerë të lartë, përfshirë Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tusha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme