Politika 24 February 2026, 15:06 Nga VNA

Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për Erion Veliajn

Ndaje në Whatsapp
Apeli i GJKKO lë në fuqi “arrestin në burg” për

Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzoi ankimin e Erion Veliajt dhe la në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për kryebashkiakun e Tiranës. Vendimi u mor nga gjyqtarja Nertina Kosova, pasi kjo e fundit shqyrtoi ankimimin e Veliajt.

Kryebashkiaku kishte kërkuar zëvendësimin e masës “arrest në burg” me një masë më të butë, si “garancia pasurore” ose “detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”. Apeli vendosi miratimin e vendimit të GJKKO duke rrëzuar kërkesën për lehtësim të masës së sigurisë.

Seanca zgjati disa orë dhe i pranishëm ishte Veliaj. Ai mbrohej nga një avokate kryesisht. Veliaj mbahet në paraburgim që nga 10 shkurti 2025.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme