Politika 29 March 2026, 14:24 Nga VNA

Ambicia e Braçes për Tiranën përplaset me skenarin e Ramës që po teston Manastirliun në kryeqytet

Ndaje në Whatsapp
Ambicia e Braçes për Tiranën përplaset me skenarin e

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, është vetëofruar për të kandiduar për Bashkinë e Tiranë në zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Sipas burimeve, gjatë një takimi të Asamblesë së PS në njësinë numër 5, të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, Braçe ka shprehur gatishmërinë për të hyrë në garë për drejtimin e kryeqytetit.

Deklarata e tij vjen vetëm një ditë pasi VNA raportoi se deputeti socialist i kishte kërkuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rezultatet e tij elektorale që nga zgjedhjet e vitit 1992 e në vijim, një lëvizje që u interpretua si një përgatitje për një sfidë të re elektorale.

Megjithatë, në radhët e socialistëve prej kohësh qarkullon një tjetër emër për garën e Tiranës. Qartas Edi Rama e ka “vulosur” si kandidate potenciale të PS për kryeqytetin Ogerta Manastirliun.

Prej disa muajsh ajo është parë disa ditë në javë në takime të shpeshta me qytetarë dhe struktura të partisë në kryeqytet, një lëvizje që brenda PS interpretohet si një testim i terrenit elektoral për zgjedhjet vendore të vitit 2027.

Në këtë kontekst, vetëofrimi i Braçes duket më shumë si një sinjal politik brenda partisë, në një kohë kur gara për kandidaturën e Tiranës ka nisur shumë përpara se të hapet zyrtarisht fushata.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme