Politika 12 March 2026, 12:20 Nga VNA

Ambasada gjermane pas vendimit për imunitetin: korrupsioni i nivelit të lartë duhet të ndiqet pa pengesa

Ndaje në Whatsapp
Ambasada gjermane pas vendimit për imunitetin: korrupsioni i nivelit

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë reagoi pas vendimit të sotëm të Parlamentit shqiptar lidhur me heqjen e imunitetit, duke theksuar se lufta efektive kundër korrupsionit në nivelet e larta mbetet një kusht thelbësor për avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian.

Në deklaratën e saj, ambasada thekson se Gjermania mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, në përputhje me aspiratat e qytetarëve shqiptarë.

Megjithatë, sipas saj, përparimi në këtë proces të bazuar në meritë kërkon rezultate konkrete në ndjekjen penale të korrupsionit, përfshirë edhe rastet që përfshijnë zyrtarë të nivelit të lartë.

“Kusht i domosdoshëm për të bërë progres në këtë proces të bazuar në merita është ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe në raste të rangut të lartë”, thuhet në reagim.

Ambasada gjermane thekson gjithashtu pritshmërinë që procedurat e drejtësisë të zhvillohen shpejt dhe pa pengesa.

“Pritshmëria jonë e qartë është që edhe në këto raste ndjekja penale përmes drejtësisë të mund të realizohet shpejt dhe pa pengesa. Prej politikës shqiptare vazhdon të kërkohet ende që ta garantojë këtë proces”, përfundon deklarata.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme