Politika 20 November 2025, 09:51 Nga VNA

Ambasada e SHBA rikthen njoftimet në Facebook me gjuhë “revolucionare”: Theksohet vizioni i Presidentit Trump edhe në takimet rutinë

Ndaje në Whatsapp

Ambasada e SHBA rikthen njoftimet në Facebook me gjuhë

Pasi i janë rikthyer fondet për shpërndarjen e njoftimeve në rrjetet sociale, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një njoftim ku bie në sy një gjuhë e pazakontë për një deklaratë zyrtare diplomatike.

Në njoftim thuhet se “E ngarkuara me punë Nancy VanHorn u takua me ministren Delina Ibrahimaj “për të çuar përpara vizionin e Presidentit Trump për partneritete të drejta ekonomike që lejojnë inovacionin”. Formulim që shkon shumë përtej natyrës rutinë të takimit dhe praktikës standarde të ambasadave, të cilat zakonisht shmangin referencat kaq të drejtpërdrejta politike.

VanHorn dhe disa paraardhës të saj që prej vitesh qëndrojë në pritje të emërimit të ambasadorit të ri, kanë njoftuar se Ambasada do të ofrojë “ekspertizë amerikane” për partneritetet publike-private dhe ka inkurajuar ngritjen e një mekanizmi më të fortë për shqyrtimin e investimeve në Shqipëri. Sipas saj, këto nisma “promovojnë transparencë, inovacion dhe përgjegjshmëri në mënyrë që bizneset të lulëzojnë”.

Përtej gjuhës së re “revolucionare” të komunikimit dhe “lulëzimit” të bizneseve njoftimi nuk ofron detaje të tjera për takimin — ndërsa detaji më i spikatur mbetet fakti se të dyja zyrtaret ishin veshur me xhaketa të kuqe, ndoshta i vetmi lajm real nga kjo dalje e rrallë e ambasadës në rrjetet sociale.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme