Politika 9 May 2026, 21:24 Nga VNA

Ambasada britanike promovon “Jet Bank”, opozita prej muajsh ngre dyshime për licencimin e saj. Kujt duhet t’i besojnë shqiptarët?

Ndaje në Whatsapp
Ambasada britanike promovon “Jet Bank”, opozita prej muajsh ngre

Në të njëjtën kohë kur Ambasada Britanike në Tiranë promovon publikisht “Jet Bank” si një histori suksesi të inovacionit financiar me kapital britanik, opozita shqiptare vazhdon prej muajsh të ngrejë pikëpyetje dhe akuza mbi mënyrën e licensimit të bankës digjitale dhe personat që qëndrojnë pas saj.

Ky kontrast ka rikthyer në vëmendje debatin mbi “Jet Bank”, bankën e parë plotësisht digjitale në Shqipëri, dhe pyetjen që po bëhet gjithnjë e më shpesh: kujt duhet t’i besojnë shqiptarët?

Në një postim zyrtar, Ambasada Britanike njofton se ambasadori britanik zhvilloi një takim me Fatbardha Rinon, drejtoreshë e “Jet Bank”, për të dëgjuar historinë e krijimit të bankës, sfidat e hyrjes në tregun shqiptar dhe planet për të ardhmen.

Sipas ambasadës, “Jet Bank” përfaqëson një model të ri inovativ në sektorin financiar shqiptar me kapital britanik dhe një shembull të bashkëpunimit ekonomik mes Britanisë së Madhe dhe Shqipërisë.

Por paralelisht me këtë promovim diplomatik, deputeti demokrat Belind Këlliçi ka ngritur prej kohësh akuza publike dhe ka kërkuar transparencë për procesin e licensimit të bankës nga Banka e Shqipërisë.

Në disa dalje publike dhe në interpelancë parlamentare, Këlliçi ka pretenduar se pas projektit të “Jet Bank” qëndrojnë persona të lidhur me kompani të përfshira në skema mashtrimi me call center-a ndaj qytetarëve europianë.

Deputeti demokrat ka publikuar edhe dokumente që, sipas tij, janë të autoriteteve gjermane dhe që ngrenë shqetësime për lidhjet e personave të përfshirë në projektin e bankës me kompani të hetuara apo të lidhura me mashtrime financiare në Europë.

Ai ka kërkuar shpjegime publike nga kryeministri Edi Rama dhe nga Banka e Shqipërisë mbi mënyrën se si është kaluar procesi i filtrimit dhe i licensimit për një institucion financiar të këtij niveli.

Megjithatë, deri tani nuk ka pasur një reagim të detajuar publik nga kryeministri apo nga institucionet përgjegjëse mbi këto pretendime, ndërsa qeveria i ka konsideruar akuzat si pjesë të retorikës politike të opozitës.

Në këtë atmosferë të polarizuar, qytetarët përballen me dy narrativa krejt të ndryshme: nga njëra anë një bankë që promovohet nga partnerë ndërkombëtarë si simbol modernizimi dhe investimi të huaj, dhe nga ana tjetër një opozitë që prej muajsh paralajmëron për rrezik potencial dhe kërkon hetim e transparencë të plotë.

Dhe pikërisht këtu lind dilema që po shoqëron gjithë debatin: kujt duhet t’i besojnë shqiptarët?

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme