Politika 5 December 2025, 22:20 Nga VNA

Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar, PD duhet të zgjohet dhe të riorganizohet

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti: Nuk është lëvizje anti-kryetar, PD duhet të

 

Ish-kandidati për deputet, Ilir Alimehmeti, është shprehur se lëvizja e organizuar nga Ervin Salianji, pjesë e së cilës është edhe vetë ai, nuk është një lëvizje anti-kryetar.

Komentet Alimehmeti i bëri në A2 CNN, ku tha se qëllimi i kësaj nisme është kërkimi i riorganizimit të Partisë Demokratike. Ai theksoi se në situatën aktuale PD dukej sikur ishte “përgjumur” dhe nuk po arrinte të përfaqësonte siç duhet votuesit e saj.

“Duhet të kuptojmë diçka të rëndësishme. Këtu ne nuk jemi duke folur për një diskutim politik, për një lidership politik apo për mendime politike të ndryshme. Pra nuk është një lëvizje e këtij tipi. Është një lëvizje që kërkon organizim.

Pra ne kemi nevojë të riorganizohemi, kemi nevojë të ripërfaqësohemi. Sepse kështu siç jemi nuk po bëjmë dot maksimumin tonë. Atëherë në këtë aspekt ne kemi nevojë për një organizim më të mirë. Po dukej sikur ishte përgjumur situata dhe nuk shkon kjo. Është mandati i katërt që po qeveris Rama dhe nuk na lejohet kjo. Se nuk është as lëvizje anti-kryetar, sepse kanë dashur ta spostojnë vëmendjen këtu”, u shpreh Alimehmeti.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme