Politika 18 January 2026, 19:02 Nga VNA

Alimehmeti bën autokritikë dhe del krah Berishës në Foltoren e Kombinatit: Thirrje për protestën e 24 janarit

Ndaje në Whatsapp
Alimehmeti bën autokritikë dhe del krah Berishës në Foltoren

PD i ka numrat e mëdhenj, por kjo matet edhe me besimin që përcjell. Fitorja është e përbashkët, pavarësisht se mund të kemi mendime të ndryshme- me këto fjalë, Ilir Alimehmeti vulosi autokritikën finale dhe u shfaq publikisht në krah të Sali Berishës, gjatë Foltores së organizuar në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Me këtë dalje Alimehmeti u zbyth përfundimisht nga një lëvizje ku ai i shfaq si protagonist duke kërkuar ndryshime në mënyrën e organizimit të PD. 

Nga ana e tij, kryetari i PD-së, Sali Berisha, u ndal te situata politike në vend dhe perspektiva e opozitës, duke u shprehur se demokratët ndodhen “në agun e vërtetë të një fitoreje të pashmangshme në betejat e opozitës shqiptare”. Berisha u përpoq t’u japë zemër mbështetësve, duke e cilësuar momentin aktual si vendimtar për përballjen me qeverinë.

“Ja të vdesim, ja të rrojmë, Edi Ramën do e rrëzojmë”, ishte lajtmotivi që shoqëroi gjithë takimin, mes brohoritjeve të mbështetësve të pranishëm. Në fund të Foltores, drejtuesit e PD-së u bënë thirrje demokratëve të marrin pjesë masivisht në protestën kombëtare të thirrur nga Partia Demokratike më 24 janar, e cila pritet të jetë një tjetër test force për opozitën.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme