Politika 10 February 2026, 21:40 Nga VNA

Albana Koçiu: Protesta ishte dhunë barbare ndaj Policisë së Shtetit — përgjegjësit do të përballen me ligjin

Ndaje në Whatsapp
Albana Koçiu: Protesta ishte dhunë barbare ndaj Policisë

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu e cilësoi protestën e sotme si një tubim të dhunshëm, që sipas saj kishte për qëllim të drejtpërdrejtë goditjen e Policisë së Shtetit.

Në një deklaratë publike, Koçiu iu drejtua punonjësve të policisë duke theksuar se ata kanë të drejtën të reagojnë kur sulmohen, ndërsa njoftoi se i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë të identifikojë dhe të nxjerrë para përgjegjësisë të gjithë ata që u bënë pjesë e dhunës.

“Protesta është e drejtë kushtetuese, por duhet të zhvillohet në mënyrë paqësore. Ajo që pamë sot ishte barbare. Qëllimi i protestës ishte goditja e Policisë së Shtetit”, tha ministrja.

Sipas Koçiut, gjatë përplasjeve janë dëmtuar disa efektivë: katër policë pësuan lëndime nga djegia e materialeve plastike, ndërsa 16 punonjës të tjerë po marrin aktualisht ndihmë mjekësore.

Në fund të deklaratës, ministrja i uroi shërim të shpejtë deputetit të PD-së, Bledion Nallbati, i cili u lëndua gjatë tensioneve dhe u shoqërua në QSUT për trajtim.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme