Politika 2 February 2026, 20:43 Nga VNA

AKSHI në Apel/Karçanaj dhe Delibashi nesër para Apelit për masën e sigurisë

Ndaje në Whatsapp
AKSHI në Apel/Karçanaj dhe Delibashi nesër para Apelit për

Shefja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirlinda Karçanaj, dhe zëvendësja e saj, Hava Delibashi, pritet të dalin nesër përpara Gjykatës së Apelit të Posaçëm për shqyrtimin e masës së sigurisë.

Të dyja aktualisht ndodhen nën masën e arrestit në shtëpi, pas vendimit të shkallës së parë, ndërsa ato së bashku me të tjerë të akuzuar për këtë dosje kanë kërkuar rishikim të kësaj mase në Apel.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, hetimet kanë zbuluar ekzistencën e një grupi kriminal brenda AKSHI-t, i drejtuar nga biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri. SPAK pretendon se ky grup ushtronte presion dhe kërcënime ndaj sipërmarrësve të tjerë, duke i detyruar ata të tërhiqeshin nga procedurat e tenderave publikë.

Seanca e nesërme pritet të jetë vendimtare për qëndrimin e mëtejshëm të Karçanajt dhe Delibashit ndaj masës së sigurisë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës së dyshuar korruptive brenda institucionit.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme