Politika 11 March 2026, 14:39 Nga VNA

Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Jep leksione për prezumimin e pafajësisë dhe nuk heziton ta shkelë vetë

Ndaje në Whatsapp

Ahmetaj i përgjigjet Ramës: Jep leksione për prezumimin e

Ish-zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj, reagoi për deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, ku ndër të tjera përmendi edhe rastin e tij si dosje me “1001 të zeza”.

Përmes një postimi në Facebook, Ahmetaj theksoi se çështja nuk ka hyrë ende në gjykim dhe hetimet sapo janë mbyllur, ndërsa i cilësoi komentete e Ramës si një shkelje të hapur të parimit themelor të prezumimit të pafajësisë.

Ai vuri në dukje paradoksin e situatës, duke theksuar se Kryeministri jep leksione për prezumimin e pafajësisë, ndërkohë që vetë nuk heziton ta shkelë këtë parim sa herë i intereson politikisht. Prezumimi i pafajësisë, sipas Ahmetajt, është një e drejtë themelore e garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, legjislacioni në fuqi dhe kartat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Ish-zëvendëskryeministri shtoi se e drejta e lirisë së shprehjes për këdo, përfshirë Kryeministrin, nuk mund të përdoret për të cenuar prezumimin e pafajësisë dhe as për të ushtruar presion apo ndikim mbi vendimmarrjen e organeve të drejtësisë.

Kujtojmë që Arben Ahmetaj është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme prej muajit korrik të vitit 2023, ndërkohë që organi akuzës ka vendosur në sekuestro disa prona në emër të tij dhe familjarëve të tij.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme