Politika 31 January 2026, 22:04 Nga VNA

Agron Shehaj i mbyll derën e bashkëpunimit Berishës: Më vodhën votat për kreun e PD

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj i mbyll derën e bashkëpunimit Berishës: Më

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka përjashtuar çdo mundësi bashkëpunimi me Partinë Demokratike dhe Sali Berishën, duke akuzuar drejtuesit e PD-së për manipulim votash në garën për kryetar të kësaj force politike.

Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Shehaj i referohet edhe deklaratave të deputetit demokrat Edi Paloka, i cili më herët ka pranuar se në selinë blu janë manipuluar votat për të favorizuar Lulzim Bashën në zgjedhjet për kryetar të PD-së, përballë kandidaturës së Agron Shehajt.

Shehaj shprehet se, pavarësisht kontributit të tij ndër vite në Partinë Demokratike, tentativat për ndryshim janë penguar qëllimisht nga strukturat drejtuese të partisë.

“Kam punuar dhe luftuar për Partinë Demokratike pa kushte. Kur të gjithë heshtnin, kandidova për kryetar të PD-së përballë Lulzim Bashës për ta drejtuar PD-në në mënyrë perëndimore. Arritën deri aty sa manipuluan votat e demokratëve për të ndaluar ndryshimin (e kanë pohuar vetë)”, shkruan Shehaj.

Më tej, ai thekson se Partia Mundësia dhe mbështetësit e saj nuk do të jenë më pjesë e asnjë bashkëpunimi me figurat aktuale të PD-së.

“Unë, Partia Mundësia dhe votuesit tanë nuk i mbështesim më këto figura. Le të vazhdojnë sharjet, shpifjet dhe manipulimet! Nuk ka kthim pas! Duhet të shohim nga e ardhmja!”, përfundon Shehaj.

Ndërkohë, analisti Ermal Hasimja, së bashku me disa figura të tjera publike, kanë ndërmarrë një nismë për bashkimin e partive opozitare përballë mazhorancës. Megjithatë, kjo nismë është refuzuar nga Agron Shehaj, i cili ka bërë të qartë se nuk do të jetë pjesë e asnjë bashkëpunimi me strukturat aktuale të Partisë Demokratike.

Video

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas verbalisht të enjten me gazetarin e Reuters, Jacob Bogage, pasi ai e pyeti nëse anulimi i një vizite elektorale në Kansas lidhej me lodhjen apo shëndetin e tij. “Je i çmendur që bën një pyetje të tillë, je i sëmurë”, iu drejtua Trump reporterit, duke sulmuar më pas edhe agjencinë Reuters. Megjithëse gazetari shpjegoi se donte vetëm të sigurohej që presidenti ishte mirë, Trump vijoi me fyerje për pamjen dhe formën e tij fizike. Presidenti këmbënguli se ndihej shumë mirë dhe tha se vizita në Kansas nuk ishte e nevojshme, pasi senatori republikan Roger Marshall, të cilin do të mbështeste, po ecte mirë në garë.

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme