Politika 5 October 2025, 18:21 Nga VNA

Agron Shehaj gjen formulën magjike: “Kandidati i opozitës të gjendet me sondazh”

Ndaje në Whatsapp
Agron Shehaj gjen formulën magjike: “Kandidati i opozitës

Pasi i propozoi opozitës formulën deri më tani të pasuksesshme të një kandidati jashtë partive politike për Tiranën, Agron Shehaj ka shtuar sot një tjetër alternativë. Sipas tij, për të fituar Tiranën, opozitës i duhet edhe një sondazh, pasi janë bërë disa kandidatë të pavarur që duan të kandidojnë me mbështetjen e partive opozitare.

“Unë i kam bërë propozim edhe partive opozitare që duan të mbështesin një kandidat jashtë partive politike, të gjithë bashkë të pajtojnë një kompani të huaj perëndimore e cila brenda pak ditësh mund të na thotë se cila mund të jetë fituesja. Brenda dy ditëve besoj se mund të dalin përfundimet e sondazhit. Fushata do të zgjasë pak javë. Sondazhi profesional do të jetë mënyra më e mirë për të marrë vendimin për kandidatin më të mirë,” tha Shehaj në një intervistë televizive.

Kur kanë mbetur pak më shumë se 30 ditë nga zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, opozita ende nuk ka rënë dakord për një emër mes 4-5 kandidatëve të vetëofruar. Kjo kakofoni emrash sigurisht që nuk e ndihmon opozitën në garën e pabarabartë për kryeqytetin. Por përtej kësaj, pyetja që lind pas propozimit për sondazh të zotit Shehaj është: vërtet e ka kuptuar që PD dhe Sali Berisha nuk duan një kandidat që nuk e kanë nën kontroll? Apo i thotë këto thjesht për të dalë në TV?

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme