Politika 24 April 2026, 10:46 Nga VNA

Agron Duka lë të hapur kandidimin për Bashkinë e Durrësit: “Mund të garoj edhe me partinë time”

Ndaje në Whatsapp
Agron Duka lë të hapur kandidimin për Bashkinë e

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka lënë të hapur mundësinë e kandidimit për kryetar të Bashkisë së Durrësit në zgjedhjet vendore të vitit 2027, duke theksuar se vendimi do të varet nga rrethanat dhe shanset reale për fitore.

Duka u shpreh se opozita ka potencial për të fituar një numër bashkish, por kjo varet kryesisht nga përzgjedhja e kandidatëve që gëzojnë besimin e qytetarëve. Ai pranoi se aktualisht situata nuk është në favor të opozitës në tërësi, megjithatë përmendi si raste pozitive Kavajën dhe mundësinë për një rezultat të mirë edhe në Durrës.

I pyetur nëse do të pranonte një ftesë nga opozita për të kandiduar, Duka theksoi se nuk përjashton asnjë opsion, duke nënvizuar se mund të garojë edhe nën siglën e Partisë Agrare Ambientaliste.

“Unë kam forcën time politike. Nëse shoh që ka gjasa për të fituar, mund të kandidoj edhe si përfaqësues i partisë sime. Madje mund të jetë edhe më e suksesshme, pasi mund të jetë një alternativë kundër të dyja palëve,” u shpreh ai.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme