Politika 28 December 2025, 09:46 Nga VNA

Aferat tek AKSHI/ Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanajn: E vërteta do vijë nga drejtësia, jo nga tenxheret politike e mediatike

Ndaje në Whatsapp

Aferat tek AKSHI/ Rama merr në mbrojtje Mirlinda Karçanajn: E

Kryeministri, Edi Rama, duket se ka marrë në mbrojtje edhe drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, e cila është nën hetim nga SPAK për shpërdorim me tenderat publik dhe skandalet që lidhen me këtë institucion.

Në podcastin “Flasim”, Rama tha se  Karçanaj udhëhoqi jetësimin e vizionit tonë qeverisës transfomimin digjital të qeverisë me dije, me vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vite. Kryeministri nënvizoi se Karçanai ndodhet aktualisht nën një masë sigurie për një akuzë të rëndë, por theksoi se e vërteta mund të dalë vetëm nga drejtësia dhe jo nga “700 tenxheret e çorbës politike dhe mediatike”.

“E di që sot AKSHI përballet me një hetim nga SPAKU për përdorimin e fondeve dhe Linda Karçanaj, gruaja që ka udhëhequr jetësimin e vizionit tonë qeverisës, për transformimin historik digjital te qeverisjes se Shqiperise, me dije, vullnet e përkushtim të përditshëm për 12 vjet me radhë, gjendet nën nje mase sigurie me një akuze te hatashme, për të cilën duhet pritur me durim vetëm nga drejtësia, e s’mund të pritet asgjë nga 700 tenxheret e çorbës politike mediatike, që të dalë deri në fund e vërteta e saj ciladoqoftë ajo”, tha ai.

Ndonëse është bërë pengesë për hetimet e SPAK ndaj zëvendëskryemnistres Balluku, Rama vijon të mbështesë me fjalë drejtësinë duke thënë se është garant i saj.

“Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtesinë që i ka munguar këtij shteti qysh në lindjen e tij, 100 e kusur vjet më parë. Ne do të vazhdojmë të mbështesim organet e drejtësisë me gjithçka kemi në dorë për të bërë detyrën e tyre dhe do të mbetemi garantët e palëkundur të Reformës në Drejtës”, tha Rama.

Në një kohë kur qeveria e tij ndodhet nën akuza për korrupsion me tenderat publikë dhe nën hetim nga SPAK, kryemnistri Edi Rama, ka zgjedhur të shfryj ndaj mediave. Duke i quajtur “tenxhere mediatike histerike”, ai tha se aty zihet llumi i gënjeshtarave të mëdha.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme