Politika 30 October 2025, 14:52 Nga VNA

Afatet për drejtuesit e rinj të BKH dhe SPAK, kryetarja e KLP-së zbulon datat

Ndaje në Whatsapp
Afatet për drejtuesit e rinj të BKH dhe SPAK, kryetarja e KLP-së
Mirela Bogdani

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani, ka bërë publike afatet për përzgjedhjen e drejtuesve të rinj të dy institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë, Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Bogdani tha se procesi për kreun e ri të BKH-së pritet të përmbyllet deri më 10 nëntor, pasi verifikimet e kandidatëve kanë zgjatur më shumë se parashikohej. Ndërkohë, për drejtuesin e ri të SPAK, procedura do të përfundojë në fillim të dhjetorit.

“Synojmë që zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK të bëhet përpara mbarimit të mandatit aktual, në mënyrë që tranzicioni të zhvillohet në mënyrë të natyrshme,” theksoi Bogdani, duke shtuar se procesi do të mbyllet përpara datës 16 dhjetor, kur përfundon mandati i drejtuesit aktual.

 

 

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme