Politika 12 April 2026, 12:24 Nga VNA

Aeroporti i Vlorës / Zbardhen emrat e anëtarëve të komisionit, që dyshohet se favorizuan kompanitë e Pacollit e Ademit

Ndaje në Whatsapp
Aeroporti i Vlorës / Zbardhen emrat e anëtarëve të

 

VNA zbardh emrat e shtatë anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, që dyshohen se favorizuan bashkimin e shoqërive “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group” për të fituar koncesionin për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, një projekt që tashmë është vënë në pikëpyetje për shkak të përplasjeve gjyqësore mes dy aksionerëve Behgjet Pacolli dhe Valon Ademi.

Bëhet fjalë për shtetasit Klejda Ngjela, aktualisht sekretare e përgjithshme në Ministrinë e Brendshme, Teuta Balili, Ervin Duraj, Lilika Radovicka, Edlira Kraja, Aurora Pengu dhe Gezmir Vehbi. Prokuroria e Posaçme iu ka komunikuar akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera”, kryer në bashkëpunim.

Kjo pasi, siç thuhet në dosje: “Ka dyshime që anëtarët e komisionit të dhënies së koncesionit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë favorizuar bashkimin e shoqërive “Mabco Costruksion”, “Yda Group” dhe “2A Group” në kualifikimin dhe në shpalljen fituese të procedurës së koncesionit”. Hetimet nën dyshimet për paracaktim të garës nisën në 2021 dhe vetëm dy javë më parë SPAK ngriti akuzat e para, ndërsa po vijon hetimet për zyrtarë të tjerë të lartë të dyshuar për implikim në këtë çështje.

Video

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme