Politika 10 November 2025, 17:55 Nga VNA

Adriatik Lapaj entuziast pas humbjes së djeshme: Ne nuk u fshehëm, qytetarët na dhanë më shumë besim

Ndaje në Whatsapp

Adriatik Lapaj entuziast pas humbjes së djeshme: Ne nuk u fshehëm,

Me gjithë rezultatin katastrofik të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit, Adriatik Lapaj shfaqet i bindur se “Lëvizja Shqipëria Bëhet” fitoi… besim. Jo pushtet, jo bashki, por besim. Dhe kjo, sipas tij, është më e rëndësishme se çdo mandat që “partia shtet” mund të ketë numëruar.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Lapaj tha se forca e tij “nuk u fsheh” — një fjali që tingëlloi më shumë si thumbim ndaj opozitës zyrtare, se sa si vetëlavdërim. “Ne nuk zgjodhëm të fshihemi, ne zgjodhëm të përballemi,” shkroi ai, duke kujtuar se “e vetmja parti që garoi zyrtarisht përballë pushtetit ishte Lëvizja Shqipëria Bëhet”.

Në të njëjtën frymë, Lapaj renditi gjithë pengesat që, sipas tij, e bëjnë garën zgjedhore të pamundur: presion mbi administratën, frikë mbi biznesin, dhe një “armatë opinionistësh” që shërbejnë për të ruajtur status-quon.
Por ndërsa tabloja që përshkruan duket si një thriller politik, rezultati i tij në Cërrik mbetet shumë më tokësor: nga 6.28% në zgjedhjet e 11 majit, në 13.62% në 9 nëntor — një “dyfishim” që vetë Lapaj e sheh si “dëshmi të besimit të qytetarëve”.

Në fakt, për një opozitë që mezi arrin të hyjë në garë, çdo përqindje tingëllon si medalje guximi. “Të kërkosh garën në një shtet ku ajo nuk ekziston është kontributi më i madh që mund të bësh,” shkruan ai, duke e kthyer rezultatin në akt moral, jo politik.

Në përfundim, Lapaj u bën thirrje shqiptarëve “që kërkojnë ndryshimin” t’i bashkohen lëvizjes së tij.
Një ftesë e ndershme, por që për momentin duket se po dëgjohet më shumë në Facebook se në kutitë e votimit.

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme