Politika 10 December 2025, 08:25 Nga VNA

Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë, i bashkohet vetëm anëtarësia

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj vijon protestën para Kryeministrisë, i bashkohet

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, po vijon protestën e tij para godinës së Kryeministrisë, duke qëndruar ulur në karrige. Edhe pse një natë më parë tentoi të ngrinte çadra, policia ndërhyri dhe nuk e lejoi.

Në një video të postuar në rrjetin social Facebook, Lapaj shkruan se po shtohet numri i pjesëmarrësve, por në të vërtetë shumica duket se janë simpatizantë të partisë së tij dhe jo qytetarë të zakonshëm.

Kreu i lëvizjes ka deklaruar se protesta synon të denoncojë atë që ai e konsideron si sulm ndaj drejtësisë dhe institucioneve kushtetuese nga qeveria. Ai kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama dhe tërheqjen e ndikimit mbi sistemin e drejtësisë, duke akuzuar zyrtarë për korrupsion dhe keqmenaxhim ekonomik.

Edhe pse ka zgjedhur një formë simbolike proteste, duke qëndruar ulur në karrige ditë e natë, duket se nuk po arrin të ndezë “shkëndijën” e dëshiruar për të nxitur mobilizim qytetar dhe për të tërhequr vëmendje mbi krizën sociale dhe mungesën e llogaridhënies nga qeveria.

 

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme