Politika 13 February 2026, 16:18 Nga VNA

Adriatik Lapaj nuk do t’i bashkohet protestës së PD: Nuk i kanë plotësuar kushtet, beteja nuk bëhet me tubime turistike

Ndaje në Whatsapp

Adriatik Lapaj nuk do t’i bashkohet protestës së PD: Nuk i

Adriatik Lapaj nuk do t’i bashkohet protestës së PD që do të mbahet në 20 shkurt. Kreu i “Shqipëria Bëhet” në një intervistë për Report TV, është shprehur se PD nuk ka përmbushur asnjë nga kushtet për të qenë bashkë në shesh.

Sipas tij, beteja nuk do protesta turistike, as duke ardhur e ndenjur dy orë këtu, as duke negociuar në parlament me ata që e vjedhin këtë vend. 

“Jemi duke i pritur në shesh 24 orë në 24, kështu që më datë 20, për të qenë i qartë, është një protestë e cila nuk i ka adresuar këto që ne themi, vendosja në shesh 24/24, heqja e logove, bashkimi nën një flamur kombëtar, dakordësim për një kod zgjedhor që është proporcionali kombëtar me lista të hapura, një zonë zgjedhore me 140 deputetë. Sa kohë që këto nuk ndodhin, nuk do të jemi në atë protestë. Kjo nuk është një betejë që bëhet me protesta turistike, as duke ardhur e ndenjur dy orë këtu, as duke negociuar në parlament me ata që e vjedhin këtë vend. ”, tha ai.

Lapaj përgëzoi nismën e intelektualëve dhe tha se protesta ishte shtyrë pasi po negociohej që partitë e tjera do të qëndronin në shesh për kauzën e luftës pa kthim ndaj qeverisë, por nuk ndodhi. Ai njofton se data e protestës së ardhshme kombëtare do të jetë dita e fundit e muajit, 28 shkurti.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme