Politika 9 December 2025, 09:30 Nga VNA

Adriatik Lapaj nis protestë “solo” përpara Kryeministrisë

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj nis protestë “solo” përpara

Adriatik Lapaj është shfaqur i vetëm përpara godinës së Kryeministrisë, ku ka nisur një protestë simbolike kundër kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar për sulm ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në mungesë të turmave dhe pankartave masive, Lapaj ka zgjedhur formatin “një njeri, një kauzë”, duke ftuar qytetarët që t’i bashkohen nismës në ditët në vijim.

Ai ka paralajmëruar se do të qëndrojë për disa ditë me radhë përpara Kryeministrisë, ndërsa sot (të martën) pritet të depozitojë zyrtarisht kërkesën për zhvillimin e protestës.

Megjithatë, zgjedhja për të protestuar i vetëm ka ngritur edhe pikëpyetje, por edhe buzëqeshje në opinionin publik: pse një protestë “one man show”? Disa e lidhin këtë me përplasjen e mëparshme me Endri Shabanin, duke hedhur hipotezën se Lapaj ka vendosur të mos rrezikojë më me aleanca dhe të ecë i vetëm, për siguri.

Ndërkohë, dita e hënë pritet të sjellë foltoren e Partisë Demokratike po përpara Kryeministrisë, çka ngre një tjetër dilemë politike: a do të kemi thjesht dy protesta paralel, apo një tjetër episod përplasjesh, këtë herë mes Lapajt dhe PD-së, në një skenar që publiku e njeh tashmë nga rasti i Arlind Qorrit?

Video

Vendoret 2027, Balla dhe Klosi te Begaj për datën e zgjedhjeve, opozita refuzon konsultimet

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme