Politika 25 August 2025, 10:58 Nga VNA

Adriatik Lapaj ndryshon prapë mendje, mandati i takon vajzës së tezes dhe jo tezes

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj ndryshon prapë mendje, mandati i takon vajzës së

Në Kolegjin Zgjedhor po zhvillohet një seancë që, po të mos ishte reale, do të dukej si një skeç humoristik. Adriatik Lapaj, i cili në fillim pretendonte mandatin e vetëm të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” për vete, papritur ka ndryshuar mendje: nuk e do më. Tani kërkon që mandati t’i mbetet gocës së tezes së tij, Kleana Xhuveli, dhe jo Ana Dajkos, të cilës KAS-i ia kishte dhënë sipas radhës së listës.

Pra, nga “unë jam i votuari i qytetarëve” Lapaj kaloi tek “më mirë le ta mbajë goca e tezes”. Në ankimimin e 4 gushtit ai këmbëngulte që të shpallej fitues me votat preferenciale, duke mos njohur si të vlefshme revokimin e dorëheqjeve nga Zeqir Kordhoni (daja i Endri Shabanit) dhe vetë goca e tezes, Xhuveli. Të dy, sipas marrëveshjes së koalicionit, kishin rënë dakord që të dorëzonin mandatin, në mënyrë që në parlament të hynte më i votuari. Por sapo Kordhoni u kujtua që nuk mbante mend firmën e dorëheqjes, rruga e Lapajt drejt Kuvendit u bllokua.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme