Politika 15 September 2025, 22:55 Nga VNA

Adriatik Lapaj: Ana Dajko nuk e do mandatin, por e mban që të mos ia japë një tradhtari

Ndaje në Whatsapp
Adriatik Lapaj: Ana Dajko nuk e do mandatin, por e mban që të mos ia

Kryetari i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për mandatin e deputetes Ana Dajko, e cila është e vetmja përfaqësuese e ish-koalicionit në Kuvend. Lapaj deklaroi se Dajko nuk e do mandatin, por e mban atë për të mos i kaluar Endri Shabanit, të cilin ai e cilësoi si “tradhtar” që, sipas tij, sabotoi hyrjen e tij në Parlament.
“Nuk ka më njeri në Shqipëri që nuk e di që u bë bashkë gjithë sistemi për të detyruar një lëvizje që mori 64 mijë vota, të mos përfaqësonte qytetarët? U përdor standard tjetër për PSD-në? Për ne u përdor standard tjetër? Kjo duhet të revoltojë çdo qytetar. Unë kam për detyrë që të luftoj për të drejtën. Bëri fjalë njeri për atë mandatin që u ndërrua për 5 minuta në Fier? Përdorën një kalë Troje, një tradhtar,” – tha Lapaj.
Ai shtoi se Ana Dajko nuk ka pasur dhe nuk ka ambicie për të qenë deputete, por qëndron në Kuvend vetëm për të mos ia lënë mandatin Shabanit. “Ana Dajko nuk e ka dashur dhe nuk e do mandatin, por e mban si të vetmen mënyrë që të mos ia japë një tradhtari. Është nënë e nderuar e 2 djemve dhe e 3 nipërve e mbesave. E ndoqa, e pashë emocionin e saj. Foli me emocionin e nënës. Është njeriu më i ndershëm i asaj salle,” – tha ai.

Lapaj kritikoi ashpër edhe rolin e Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS), duke theksuar se në këtë organ mbizotëronin interesat politike. “KAS ka 5 vetë, 3 të PS dhe 2 të PD dhe këta të PD-së qeshnin bashkë me këta të Ramës. Këta që bëjnë sikur zihen, kjo opozita nuk mbante anën e një subjekti opozitar,” – theksoi ai.

Duke folur për rolin e Dajkos në Kuvend, Lapaj tha se ajo nuk do të jetë një deputete e zakonshme, por do të përfaqësojë qytetarët ndryshe.

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme