Politika 29 October 2025, 15:03 Nga VNA

Administrata streh për ish-deputetët/ Rama i gjen punë Etjen Xhafajt si drejtor në Postën Shqiptare

Ndaje në Whatsapp
Administrata streh për ish-deputetët/ Rama i gjen punë Etjen
Etjen Xhafaj

Kryeministri Edi Rama i ka gjetur një vend pune ish-deputetit socialist, Etjen Xhafaj, i cili është emëruar Drejtor i Postës Shqiptare.

Xhafaj nuk arriti të siguronte mandatin më 11 maj, por Rama nuk e ka lënë pa punë, duke e emëruar në Postën Shqiptare me vendimin që është firmosur nga ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj.

Administrata streh për ish-deputetët/ Rama i gjen punë Etjen
Vendimi

Ky është rasti i radhës që Rama shpërblen ish-deputetët, duke i emëruar ata në poste drejtuese ose si zv.ministra, duke e kthyer kështu administratën publike në një strehë të sigurt për socialistët.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme