Politika 2 December 2025, 18:01 Nga VNA

800 mijë eurot “e qelbta”: Si QSUT blen mjete për kardiokirurgjinë nga pronari i dy spitaleve private

Ndaje në Whatsapp

800 mijë eurot “e qelbta”: Si QSUT blen mjete për

Ne dukje eshte nje tender banal, nga ata qe në Shqipëri vidhen rregullisht çdo ditë. Vetëm 800 mijë euro “të qelbta” – do t’i etiketonin grabitqarët e fondeve publike, ndërsa bëhet fjalë për 800 mijë euro që QSUT i ka projektuar për të blerë vegla për kirurgjinë e zemrës për dy vitet e ardhshme. I ka fituar kompania Evita e Klodian Allajbeut edhe pse ka paraqitur ofertë më të lartë se kompania tjetër Montal.

Por as ky nuk është ndonjë fakt kaq i çuditshëm në një vend ku tenderat janë objekt abuzimesh dhe “gogoli” SPAK është i vetmi që i ka bërë zyrtarët ta mbajnë pak dorën kur firmosin. Çudia më e madhe në këtë tender prej 800 mijë eurosh është që Klodian Allajbeu, pronari i dy spitaleve private, i shet spitalit shtetëror të Tiranës vegla për të kryer operacione.

Thënë ndryshe, spitali shtetëror dhe ai privat që duhet të jenë në konkurrencë me njëri-tjetrin as nuk e marrin në konsideratë këtë fakt, sepse pronari privat ka vendosur t’i shesë shtrenjtë ca vegla operacioni spitalit shtetëror – në rolin e distributorit këtë herë – dhe të përfitojë 800 mijë eurot e radhës.

A thua se QSUT apo operatorë të tjerë janë të paaftë dhe duhet që Klodian Allajbeu të përfitojë edhe nga qindarkat, siç mund të konsiderohen 800 mijë eurot e këtij tenderi, krahasuar me afro 220 milionë eurot që ai ka përfituar nga koncesionet e dializës dhe ai i laboratorëve.

Është për të ardhur keq që në këto kushte të gjithë heshtin: media hesht për arsye marketingu, politika për arsye sponsorizimi dhe bamirësit e FB për arsye që i dinë vetë. Sikur është shumë më e thjeshtë të bërtasësh e të ngresh zërin për milionat e tunelit dhe të rrugëve. Edhe ato nga xhepat tanë kanë dalë.

Por edhe pse janë “vetëm” 800 mijë euro të qelbta, do të jenë shumë më tepër kur disa shqiptarë të kenë nevojë të marrin shërbim tek kardiokirurgjia. E të gjithë të lartpërmendurit do shkojnë te “spitali i Klodit” pa paguar. Ju të tjerët do përplaseni te 800 mijë eurot e qelbta që ua vodhën sot sy për sy.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

Një garë e veçantë sportive është zhvilluar në qytetin Aberdeen të Skocisë, ku pjesëmarrësit kanë konkurruar duke ecur me duar, me kokën poshtë dhe këmbët lart. Fituese e garës është shpallur një trajnere e CrossFit-it, e cila më parë kishte marrë titullin “Gruaja më në formë fizike në Mbretërinë e Bashkuar”. Aktiviteti ka vënë në provë forcën fizike, ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesëmarrësve.

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së një formacioni shkëmbor në zonën turistike të Kapadokias, në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në zonën e muzeut të hapur të Göreme-s, një nga vendet më të njohura turistike të rajonit. Sipas raportimeve, një pjesë e një shkëmbi të madh, i njohur në këtë zonë si “oxhaku i zanave”, është shembur, duke zënë poshtë disa persona. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e emergjencës dhe të kërkim-shpëtimit, të cilat kanë nisur punën për nxjerrjen e personave të mbetur nën dhe dhe gurë.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme