Politika 21 October 2025, 13:10 Nga VNA

“30 vite partneritet dhe progres”: Konferenca ku reforma në drejtësi pati nevojë për avokatët e saj

Ndaje në Whatsapp
“30 vite partneritet dhe progres”: Konferenca ku reforma në

Në sallën ku u zhvillua Konferenca me temë “30 vite partneritet dhe progres: Shqipëria, Këshilli i Evropës dhe Komisioni i Venecias”, atmosfera ngjante më shumë me një seminar për kujtime të bukura sesa me një debat për plagët ende të hapura të drejtësisë shqiptare. Të ftuarit – nga drejtues të institucioneve të drejtësisë, akademikë, ish-ministra, deri tek deputetë me predispozitë për të lexuar hartime të përgatitura paraprakisht – u përpoqën të japin secili versionin e vet për reformën që, pas nëntë vitesh, ende kërkon të justifikojë ekzistencën.

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ndoshta ishte zëri më realist i konferencës. Ai pranoi se reforma në drejtësi nuk ka dështuar, por është “ngadalësuar” — jo për mungesë ligjesh, por për mungesë vullneti për ta zbatuar me të njëjtin idealizëm që u ndërtua. “Drejtësia shqiptare duhet të tregojë maturi,” theksoi ai, duke shtuar se ngritja e institucioneve të reja nuk është fundi, por vetëm fillimi i reformës. Sipas tij, zbatimi i saj është shoqëruar me vështirësi që lidhen me plotësimin e trupës së magjistratëve, mungesën e koordinimit mes institucioneve dhe kufizimet në interpretimin e ligjit. Një mënyrë e butë për të thënë se drejtësia shqiptare ende nuk ecën dot pa mbajtës.

Në mes të përshëndetjeve protokollare, Fatmir Xhafaj nuk i fshehu bezditë. “Jam i keqardhur që nuk shoh këtu përfaqësues të KLGJ, KLP dhe SPAK,” tha ai, duke kujtuar në mënyrë të heshtur se pa praninë e këtyre institucioneve, çdo diskutim mbi reformën në drejtësi mbetet një bisedë për një shtëpi që flasim për ta riparuar, por ku asnjë mjeshtër nuk është prezent.

Presidentja e Komisionit të Venecias, Hanna Suchocka, mbajti tonin diplomatik që i takon rolit të saj. Ajo vlerësoi përparimin e Shqipërisë në drejtim të reformimit të sistemit gjyqësor, duke e cilësuar si “hap madhor në rrugën e konsolidimit të drejtësisë”. Një deklaratë që, si çdo vlerësim europian për Shqipërinë, mund të përkthehet si “vazhdoni, por mos u nxitoni shumë”.

Në fund të konferencës, teksa Ulsi Manja shpalli mbylljen, nga rreshtat e pasëm Gjin Gjoni e ndërpreu me një vërejtje ironike: “Zoti Manja, na duhet diskutime në këtë tryezë edhe nga ne të tjerët.” Manja ia ktheu me ton të prerë: “Në komisione, në Parlament, jo këtu.”

Ndërsa Gent Strazimiri nga opozita, që në fillim të fjalës së tij u duk i ekzaltuar, nisi me frazën: “Jam i privilegjuar që po flas,” duke dhënë ndjesinë se privilegji më i madh në këtë konferencë ishte vetë e drejta për t’u dëgjuar, më shumë sesa për të thënë diçka të re.

Në përmbledhje, konferenca për “30 vite partneritet dhe progres” ishte më shumë një shenjë nostalgjie për idealizmin e dikurshëm sesa një analizë për krizën e sotme. Reforma në drejtësi mbetet një fëmijë që u rrit shumë shpejt, por që ende nuk ecën dot pa dorën e kujdestarëve. Dhe ndërsa secili përpiqet ta adoptojë si meritë, drejtësia vazhdon të presë — jo më reforma, por vullnet.

Video

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme