Politika 18 May 2026, 13:54 Nga VNA

2500 euro çdo muaj, Lapaj kërkon nga shteti kompensimin e qirasë për selinë qendrore

Ndaje në Whatsapp

2500 euro çdo muaj, Lapaj kërkon nga shteti kompensimin e

Partia Politike "Lëvizja Shqipëria Bëhet", e përfaqësuar nga kryetari i saj, Adriatik Lapaj, i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për kompensimin e qirasë së selisë së saj qendrore në Tiranë.

Sipas dokumentit të protokolluar pranë KQZ-së më 18 maj 2026, siguruar nga VNA, kërkesa bazohet në Ligjin për Partitë Politike, i cili detyron shtetin të sigurojë ndërtesa për selitë e partive parlamentare ose të marrë përsipër pagesën e qirasë kur nuk gjenden ndërtesa të lira shtetërore.

Bashkia Tiranë (me shkresë të janarit 2026) dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (me shkresë të shkurtit 2026) kanë deklaruar se nuk disponojnë objekte të lira që plotësojnë kriteret për seli.

Partia ka lidhur një kontratë private qiraje për një objekt (njësi) me sipërfaqe totale rreth 163 m² në rrugën "Jeronim De Rada" në Tiranë. Vlera mujore e qirasë, për të cilën kërkohet kompensimi, është 250,000 lekë të reja ose 2500 euro në muaj.

Kontrata është nënshkruar më 11 shkurt 2026 me qiradhënësin Haki Hallaçi dhe ka një afat fillestar 1-vjeçar.

Kjo kërkesë vjen pasi subjekti politik pretendon se proceset e ristrukturimit në agjencitë shtetërore nuk duhet të bëhen pengesë për përmbushjen e detyrimeve ligjore që shteti ka ndaj partive politike. Dokumentacioni i dorëzuar përfshin kontratën e noterizuar dhe korrespondencën paraprake me institucionet.

 

Video

Teksa Gentian Gjyli ish-kreu i ARRSH del nga SPAK një qytetar i drejtohet me fjalët: S'ju vjen turp që keni vjedhur lekët e popullit!

🔴LAJM I FUNDIT/ Flakadanët u kushtojnë dy muaj jashtë Kuvendit pesë demokratëve, Berisha përjashtohet për 10 ditë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme