Politika 17 November 2025, 13:19 Nga VNA

21 Janari”, Berisha thotë se nuk e thirrën për 12 vite nga frika e deklaratave të tij, pasi nxorri disa justifikime për fletëthirrjen e SPAK

Ndaje në Whatsapp
21 Janari”, Berisha thotë se nuk e thirrën për 12 vite nga
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, foli sërish për thirrjen e tij në SPAK në lidhje me ngjarjet e “21 Janarit”. Në një deklaratë për mediat, Berisha akuzoi institucionet se e kanë shmangur për 12 vite, pasi sipas tij kishin frikë nga dëshmia e tij.

“Në rastin konkret një radhë më parë shtron pyetjen pse nuk u thirr Sali Berisha 12 vite pasi iku nga pushteti. Nga 2013 çështja ishte duke u hetuar para dy javësh. Pse nuk u thirr, kush e pengoi? Cilin institucion kontrollonte Sali Berisha, Ina Ramën apo Arta Marku? Asnjë! Nuk u thirra asnjëherë të vetme. Dhe në rastin se do të thirresha, padiskutim se unë do të paraqitesha. Por nuk u thirra se kishin frikë nga dëshmia e mia. E tëra kjo nuk u bë për shkak të dëshmisë sime. Dhe prapë kanë frikë,” tha Berisha.

Megjithatë, deri më tani, kreu i PD ka mohuar të ketë marrë ndonjë fletëthirrje zyrtare nga SPAK për këtë çështje, pavarësisht se kërkesat i ishin dërguar në tre adresa: banesën e tij, Kuvendin dhe selinë e PD. Vetëm ditën e sotme, gjatë paraqitjes për çështjen “Partizani” në Prokurorinë e Posaçme, Berisha ka firmosur për të dëshmuar edhe në lidhje me “21 Janarin”.

Mbetet për t’u parë nëse këtë herë kryedemokrati do të respektojë fletëthirrjen, apo do të gjejë arsye të tjera për t’u shmangur.

Video

Një seancë parlamentare në Armeni është shndërruar në një përplasje fizike mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës. Gjatë tensioneve në sallën e Parlamentit, ligjvënësit janë përfshirë në një konflikt të ashpër, ku situata ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve kundër njëri-tjetrit.

Një person që po arratisej nga policia është përplasur me shpejtësi të lartë me një kamion të kompanisë FedEx, teksa kalonte në një kryqëzim në shtetin e Iowa-s, në SHBA.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme