Opinion 22 October 2025, 20:23 Nga Ergys Mertiri

U vranë për një kafe që se pinë kurrë. Absurditeti i të “fortëve” në Shqipëri

Ndaje në Whatsapp
U vranë për një kafe që se pinë kurrë. Absurditeti
Ergys Mertiri

Dy vetë u vranë dje “si burrat” për një kafe. Njëri prej tyre, si një “trim” i vërtetë nuk mund të toleronte dot që kamarieri të mos i shërbente kafen pavarësisht orës së vonë të darkës, pasi lokali po mbyllej dhe ekspresi ish mbyllur gjithashtu. Klienti i vetndjerë i veçantë për shkak se vetëndjhej i fortë, pretendonte se për të nuk ka orar dhe lokali do të duhet ti shërbente me çdo kusht.

Në përballje me pronarët që i dolën krah kamarierit, nis dhe konflikti tipik me natyrë primordiale i shqiptarit “gangsterr”, sipas modelit “kush je ti, kush jam unë”. Siç e do zakoni në të tilla raste, dikush nxjerr pistoletën dhe vret një prej pales tjeter, ndërsa vritet edhe vetë nga shoku i të vrarit.  

Historia përfundon, si gjithë të tjerat e këtij realiteti idiot, me një tragjedi ku dy familje vuajnë sot kalamanllëkun fodull të “të fortëve” që vriten për motive të dobta, ndërsa një i tretë do përfundojë burgjeve, në mos do të bëhet viktimë hakmarrjeje. Gangsteri vetë nuk e piu dot kafen. Përkundrazi, fiset dhe shoqëritë e të vrarëve pijnë sot kafetë e xhenazeve në një mort sa dramatik aq dhe qesharak. 

Gjithçka buron, siç e kam thënë shpesh, nga kultura idiote e të fortit, ku kapadaillëku primitiv i shtyn njerëz të tillë pa asnjë vlerë drejt dhunës dhe gangsterllëkut, si e vetmja mënyrë për ti dhënë vetes peshë. Në përgjithësi njerëzit bosh, ata që nuk kanë asgjë me se të krenohen, priren të ekspozohen si të fortë. Forca është një mënyrë për të mbushur me gomarllëk boshllëkun e qenies së tyre. 

Në fakt, historia ka treguar se ata që e mbajnë veten për të fortë, janë realisht qeniet më të dobta në shoqëri. Ata kanë masivisht jetëgjatësi të ulët dhe kërcënueshmëri të lartë. Përgjithësisht vdesin të gjithë në moshë të re dhe nuk mbërrijnë dot ta gëzojnë jetën.

Video

🔴 Po ndodh Të rinjtë qëllojnë me gurë drejt policisë, këta të fundit përgjigjen me ujë me presion.

🔴PO NDODH TANI

Protestuesit zhvendosen nga Ministria Arsimit drejt Kryeministrisë

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme