Opinion 30 March 2026, 13:01 Nga VNA

PD-ja, si Firmë Piramidale!

Ndaje në Whatsapp

PD-ja, si Firmë Piramidale!

Nga Indrit Vokshi

I madhi Salë Berisha, paska përjashtuar nga PD disa njerëz!

Ta sqaroj paraprakisht: Mua smë ka përjashtuar kush, kam ikur vetë, si për distancë higjenike, si për mospërputhje interesash. Krejt normale kjo. Sot nëse dua të votoj, edhe pa e pasur emrin, kudo në çdo dege, shkoj dhe votoj, sepse ata më njohin vete dhe ma japin fletën edhe pa e pasur emrin. Mund tu shkoj në çdo mbledhje dhe thonë eja ulu tek rreshti i parë. Sepse thellë-thellë ata e dinë se kush është kush, ata si besojnë as vetë shumë akuza që bëjnë apo mbështesin. E ky korrupsion moral i tyre, kjo mungesë guximi dhe fshehja e mendimeve dhe shqetësimeve ka për t’i fundosur keq. Dua të them nuk e kam personale ketë kritikë pasi ftesën prej tyre e kam pasur kurdoherë. Thjesht nuk pranoj unë.

Veç dua të them diçka mbi përjashtimet:

Përjashtimi nuk është statistikë, a përjashtove 3 apo 4, a përjashtove 20 apo 35. Përjashtimi është mesazh. Dhe është mesazh krejt i fortë dhe thellësisht negativ dhe rrënues për organizatën. Përjashtimi iu thotë njerëzve se nuk jeni të sigurt, se investimi dhe angazhimi juaj është Firmë Piramidale; ke investuar prej vitesh por një ditë zgjohesh dhe merr vesh se aksionet e tua nuk janë më, se bordi nuk t’i njeh aksionet. Kjo është firma politike piramidale. Ka ketë lloj pasigurie.

Ky lloj mesazhi rrënon, largon, pakson dhe është e vështirë t’i rimbledhësh njerëzit. Tjetri, dikush pa histori të gjatë në parti, mendon; kur ua zeruan aksionet atyre që kanë punuar prej vitesh për atë organizatë, ne të tjerëve na e shkruajnë emrin me laps e na e fshijnë me gomë, dmth sna llogarit askush. Atëherë pse të investohemi aty?

Qeverisja e Edi Ramës është në ditët kur ka më pak legjitimitet publik e politik se kurrë ndonjëherë. Nuk ka çfarë i thotë më Shqipërisë. Nuk ka çfarë i jep më. Nuk ka me çfarë argumentesh të fitojë superioritet në debatin publik.

E ti çfarë bën në këto kushte e përballë këtij shansi? Jep mesazhin se je Firmë Piramidale.

Tash për tash, shumica e asaj organizatë janë ende nën narkozë. Ende ecën akuza dhe justifikimi “Ky tradhëtar, ai i shitur”. Por kur të nisë tiu dalë pak nga pak narkoza, do ta kuptojnë çfarë katastrofe kanë shkaktuar duke e pranuar dhunën e udhëheqjes kundër anëtarëve, mirëpo do të jetë krejt vonë. Zgjedhjet do tiu tregojnë se sa vonë janë.

Është si puna e Nastradinit. Po vidhte Nastradini një dyqan, po sharronte drynin. E pyetën Nastradin çfarë po bën? Po i bie violinës. Cilës violinë, se spo dëgjojmë muzikë? Hajt se ia dëgjoni nesër muzikën.

Edhe këta do tia dëgjojnë muzikën pas 1 viti në zgjedhje bashkiake. Aty do të merret vesh se çfarë avantazhi dhe favorizimi iu kanë bërë partive të tjera, duke mbështetur dhunën e udhëheqjes kundër anëtarëve, duke e përcorfuar atë dhunë me akuza e me sharje.

Direkt nisin thonë: Merruni me qeverinë jo me opozitën. E kanë mësuar ketë refren. Dmth kush thotë mos u merr me ne, e ka llogaritur veten budall me të meta, se veç për budallin thonë mos u merr me të, se është i papërgjegjshëm. Njeriu normal pranon edhe që të tjerët të merren me të, edhe njeh përgjegjësinë e përgjegjshmërinë.

Në vend që të kundërshtojnë dhunën dhe mesazhin e gabuar e tu thonë kryetarit e sekretarit e nënkryetarëve, jeni gabim, po na merrni në qafë, këta vazhdojnë mbështesin dhunën dhe mesazhin e gabuar.

Por fundja secili paguan faturën e veprimeve të veta. Po ia lehtësojnë Edi Ramës mbijetesën, aq sa ska. Socialistët i falenderojnë me plot zemër, edhe pse në heshtje.

Video

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

Me këngë dhe valle është pritur dalja nga spitali e pacientes së fundit të trajtuar për Ebola në një qendër shëndetësore në Mongbwalu, në Republikën Demokratike të Kongos. Personeli mjekësor dhe banorët vendas festuan këtë moment të rëndësishëm, ndërsa organizata Mjekët pa Kufij (MSF) njoftoi se për herë të parë që nga muaji maj, në këtë qendër nuk ka më pacientë me Ebola. Megjithatë, epidemia vijon të mbetet shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, janë regjistruar mbi 10 mijë raste të konfirmuara në Afrikë, shumica në Kongo.

Dyqanet e markave luksoze në rrugën e njohur Kurfürstendamm, një nga zonat kryesore tregtare të Berlinit, kanë nisur të marrin masa mbrojtëse përpara protestave të të rinjve, të planifikuara për të shtunën. Pronarët e bizneseve po mbulojnë vitrinat dhe hyrjet e dyqaneve me panele druri, me qëllim parandalimin e dëmeve të mundshme gjatë protestave. Kurfürstendamm është një nga rrugët më të frekuentuara të kryeqytetit gjerman, e njohur për dyqanet e markave ndërkombëtare, butikët luksozë dhe aktivitetin e lartë tregtar.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme