Opinion 25 November 2025, 16:35 Nga VNA

Çmime që po na çmendin

Ndaje në Whatsapp

Çmime që po na çmendin

Nga Agim Xhafka

-Ka ikur nga mendja Besniku i katit sipër, -më tha gruaja. -Tre herë më ka pyetur sot, fqinja ime je ti moj?
Nuk arrita ta shpreh çudinë se atë çast Besniku më doli para.

-Komshiu im je ti, mo?

S’e lashë të vazhdonte.

-Pse pyet këdo kështu o Besnik? Ne kemi një jetë që njihemi!

-Ashtu është vërtet. Po ja, punova 6 vite në Greqi e dje u kthyhem në shtëpi, -ia nisi ai. -Shkova vrap për pazar se shtëpia bosh nga ushqimet. Por sikur më ra damllaja bre. Qumështi nga 1 mijë lekë që e lashë e gjeta 2 mijë. Dhe kosi nga 1 mijë paska kërcyer në 2 mijë e 200, djathi 19 mijë nga 7 mijë. Kështu mishi, peshku, frutat…M’u rrotullua bota kur pashë qepën. Kishte vajtur 2 mijë lekë. Të bënte për të qarë pa filluar ta pastrosh. Sa nis e sheh lotët rrëke. Apo domatja gjithë pordhë, afër 3 mijë lekë.

-Po pse më pyet mua, a je komshiu ti? Pandeh se ka lidhje me mua kjo çmenduri çmimesh?

-Jo, jo. Por mbase avioni që hypëm në Athinë në vend të na zbriste në Tiranë na ka ulur psh në Pragë apo në Vjenë. Se kemi lexuar që për shkak të stuhive pilotët e ndryshojnë destinacionin!

U largua nga unë dhe kapi xha Llazin që sapo doli nga ashensori.

-Xha Llazi je ti, mo? -e pyeti.

-Ta thashë dje që Llazi jam, Llazi jam që mos qofsha, -foli i nxehur plaku dhe në vend të dilte në rrugë u fut prapë në ashensor.

Video

🔴DIGJEN KOSHA TE MINISTRIA E ARSIMIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë kundërshtuar përpjekjen e deputetëve dhe mbështetësve të Partisë Demokratike për t’iu bashkuar protestës së tyre. Mbërritja e përfaqësuesve të PD-së është shoqëruar me debate të ashpra mes protestuesve, ndërsa situata është qetësuar pas ndërhyrjes së të pranishmëve. “Opozita jemi ne!”, kanë thirrur në kor studentët, duke kërkuar që protesta të mbetet e pavarur nga partitë politike.

Flakadanë dhe flakë tek Ministria e Arsimit, protestuesit djegin koshat e mbeturinave.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme