Opinion 16 December 2025, 13:53 Nga VNA

Ky regjim nuk protestohet. Ky regjim refuzohet

Ndaje në Whatsapp
Ky regjim nuk protestohet. Ky regjim refuzohet

Ky regjim nuk protestohet. Ky regjim refuzohet.
T’i thuash Ramës “hajdut” dhe të dalësh në shesh është teatër. Hajdutët largohen në shtete ku ka ligj. Shqipëria sot nuk ka ligj — ka regjim.
Zgjedhjet janë farsë. Drejtësia është dekor. Institucionet janë vegla. Ky nuk është korrupsion normal, është narkoshtet. Dhe narkoshteti nuk ndreqet, rrëzohet politikisht.
Protestat rituale nuk e trembin pushtetin. E ushqejnë. Janë ventil për zemërimin, jo kërcënim për regjimin. Kush flet për “përmirësim” po mashtron.
Në ’90-ën diktatura nuk ra se u quajt e korruptuar, por se u quajt diktaturë. Emri i saktë e rrëzoi. Sot po shmangim emrin e saktë — dhe po paguajmë çmimin.
Ky pushtet nuk reformohet.
Nuk normalizohet.
Nuk negociohet.
Ose e refuzojmë si regjim, ose e mbajmë gjallë me zhurmë.
Zgjidhni anën

Lexo gjithashtu

Video

Demokratët protestojnë para Kryeministrisë.

Protesta tek Ministria e Arsimit, të rinjtë bëjnë pompa para policëve.

Grumbullimi i të rinjve dhe studentëve ka nisur përpara Ministrisë së Arsimit, me thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Kësaj proteste pritet t'i bashkohen edhe përfaqësues e mbështetës të PD, të cilët e kanë nisur nga Kryeministria. Situata paraqitet aktualisht e qetë dhe pa incidente. Forcat e policisë janë vendosur në gatishmëri të lartë, duke përfshirë edhe praninë e autobotave për mbarëvajtjen e rendit publik.

Fabrika e kafes në Pogradec është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes. Kjo është hera e dytë brenda një periudhe të shkurtër që ky objekt përballet me një vatër zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të vënë situatën nën kontroll. Nga përfshirja e flakëve fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima. Megjithatë, një pjesë e konsiderueshme e objektit ka pësuar dëme të shumta materiale. Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje.

opinion

Opinionet e shprehura i përkasin autorëve dhe nuk përfaqësojnë qendrimin e redaksisë.

Histori të harruara

Më shumë lajme